0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Përfundon takimi i tretë mes liderëve të katër partive më të mëdha në Maqedoni

Më të lexuarat

Takimin e sotëm, Gruevski dhe Zaev e kanë përdorur për të informuar liderët e partive shqiptare, Ahmetin dhe Thaçin, rreth detajeve të takimit të mbajtur më 19 maj në Strasburg, por strukturë për negociata ende nuk është përc
 
Në Klubin e deputetëve në Shkup përfundoi takimi i tretë mes liderëve të katër partive më të mëdha në Maqedoni, i cili realizohet me qëllim për të gjetur një zgjidhje për të dalë nga kriza politike në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Njëjtë si takimet e mëparshme, vëzhgues ishin ambasadori i SHBA-së, Jess Bailey dhe shefi i misionit të BE-së, Aivo Orav, ndërkohë që të pranishëm ishin Nikolla Gruevaki nga partia në pushtet VMRO-DPMNE, Zoran Zaev nga Lidhja Social Demokratike e Maqedonisë (LSDM), Ali Ahmeti nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Menduh Thaçi nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH).
 
Takimin e sotëm, Gruevski dhe Zaev e kanë përdorur për të informuar liderët e partive shqiptare, Ahmetin dhe Thaçin, rreth detajeve të takimit të mbajtur më 19 maj në Strasburg, por pas përfundimit të takimit ndonjë strukturë për negociata ende nuk është përcaktuar, ndërsa është planifikuar edhe një takim i radhës për në fillim të javës së ardhshme.
 
Takimi në Strasburg u mbajt mes liderëve të partive maqedonase, në praninë e tre deputetëve, Richard Howitt, Eduard Kukan, si dhe komisonerit evropian Johannes Hahn. “Diskutim i sinqertë dhe vazhdim i takimeve”, thuhet në kumtesën e shkurtër pas 10 orë bisedimesh maratone mes delegacioneve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.
 
Kryeministri i vendit dhe lider i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, përsëri lëshoi Klubin e deputetëve pa dhënë deklaratë për shtyp dhe në emër të partisë në pushtet, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski konfirmoi se në takim janë informuar liderët shqiptar për takimin në Strasburg, ndërsa ndonjë hollësi, siç tha ai, tani për tani nuk mund të jepen. Detaje dhe hollësi rreth takimit nuk pati edhe nga blloku i partive shqiptare.
 
Poashtu edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, pas takimit nuk deshi të flasë për rezultatet e takimit, me arsyetimin që të mos dëmtojë procesin dhe nëse është e nevojshme për të zbuluar detaje, ai shtoi se këtë do ta bëjë Bashkimi Evropian. Mirëpo, ai më tej theksoi se partia që drejton ai, nuk do të devijojë nga kërkesa për një qeveri kalimtare dhe dorëheqjes së kryeministrit Gruevski, në mënyrë që të fillojnë negociatat.
 
“Pozita jonë është e qartë dhe qëndrojmë mbi to. Aktualisht nuk kam asnjë informacion se përsëri mund të shkojmë në Strasburg. Ekzistojnë zgjidhje që janë të mundshme dhe të shpejta, por ato nuk varen vetëm nga opozita”, tha Zaev, duke iu përgjigjur më tej pyetjeve të gazetarëve se këtë javë do të vazhdojë me shpalosjen e ashtuquajturave “bomba”, por këtë herë në vend të selisë së LSDM-së, ato do të shpalosen para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit