3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Përfundon ndërtimi i gjysmës së murit në kufirin turko-sirian

Më të lexuarat

Kryetari i TOKI Ergun Turan ka thënë se ka përfunduar ndërtimi i më shumë se gjysmës së murit

ANKARA (AA) – Drejtoria turke për ndërtimin e banesave publike (TOKI) ka përfunduar gati gjysmën e ndërtimit të “murit të sigurisë” në kufirin turko-sirian, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i TOKI Ergun Turan ka thënë se ka përfunduar ndërtimi i më shumë se gjysmës së murit, duke shtuar se muret janë të larta tre metra dhe se kësaj i janë shtuar tela me gjemba në një lartësi prej një metër.

“Trashësia e murit është 30 centimetra. Muri është ndërtuar në atë mënyrë që nesër mund të lëviz në një vend tjetër. Gjatë ndërtimit përdorim beton të rezistencës së lartë”, ka thënë Turan.

Ai shtoi se janë ndërtuar edhe rrugët e sigurisë si dhe kulla të kontrollit. Sipas tij, muri do të jetë i lartë katër metra dhe i gjatë 511.794 metra.

“Deri më sot ka përfunduar ndërtimi i murit prej 290 kilometrash në kufirin Sanliurfa, Gaziantep, Kilis, Hatay, Mardin dhe Sirnak. Punimet vazhdojnë në 220 kilometrat tjera dhe do të përfundojnë në afatin sa më të shkurtër”, tha Turan.

Ai ka thënë se muri përbëhet nga blloqe të rënda, shtatë ose tetë ton.

“Kur të menjanohet problemi i sigurisë, murin mund të zhvendosim në një zonë tjetër dhe të përdorim atë si të duam. Muri dhe rruga po ndërtohen tërësisht nga kompanitë lokale turke. Pothuajse çdo ditë ne ndërtojmë nga 2,5-3 kilometra të murit dhe rrugës. Me ngritjen e murit kufiri do të jetë më i sigurtë”, theksoi Turan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit