-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

PËRFUNDON MBLEDHJA PËR SIRINË NË FRANCË

Më të lexuarat

Në mbledhje u arrit në marrëveshje edhe mbi nevojën për dënimin e vendeve që nuk zbatojnë sanksione ndaj Sirisë.

Mbledhja “Miqtë e Sirisë” u zhvillua në Parisë, Kryeqytetin e Francës me pjesëmarrjen e 107 vendeve.

Për herë të parë mbledhja u zhvillua në muajin shkurt në Tunizi ndërsa mbledhja e dytë u zhvillua në prill në Stamboll të Turqisë.

Fjalimin e hapjes së Mbledhjes e bëri Presidenti i Francës, François Holllande i cili bëri kritika të ashpra ndaj udhëheqjes së Damaskut. Ai theksoi se regjimi i Esadit, dhunën e sheh si zgjidhje dhe mbroi mendimin se regjimi i tij duhet të largohet sa më parë.

Ndryshimi i udhëheqjes në Siri do të ishte në të mirën e të gjithëve u shpreh Hollande.

Ai bëri të ditur se duhet rritur mbështetja ndaj opozitës demokratike në Siri si dhe duhet dhënë më tepër ndihma humanitare për sirianët që jetojnë në rajonet ku përjetohet dhuna si dhe për ata që janë strehuar në vende të tjera.

Edhe Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutollu theksoi domosdoshmërinë e krijimit të qeverisë së Sirisë në periudhën e tranzicionit.

“Udhëheqja siriane tashmë e ka humbur legjimitetitin” tha Davutollu duke bërë thirrjen për përgatitjen e periudhës pas Esadit.

Në mbledhjen ku u arrit në marrëveshjen për largimin e menjëhershëm të Esadit, ra në sy kritikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton bëri thirrje për pasoja reale dhe të menjëhershme, duke përfshirë edhe sanksione kundër regjimit të presidentit Beshar Esad, nëse ai nuk bindet për të respektuar një armëpushim dhe strategjinë e kalimit të pushtetit.

Por në këtë mbledhje, ashtu si në dy të parat, mbështetësit e fuqishëm të Sirisë, pra Rusia dhe Kina nuk ishin përsëri në tryezë në Paris.

Hillari Klinton i bëri thirrje qeverive në mbarë botën për ta drejtuar presionin e tyre edhe drejt Moskës dhe Pekinit.

Kurse në komunikatën përfundimtare të publikuar pas mbledhjes, u dha mesazhi për Kinën dhe Rusinë: “Jepi fund mbështetjes ndaj udhëheqjes së Sirisë”.

Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Gjermania, Anglia dhe vendet e Ligës Arabe kërkuan krijimin e qeverisë së periudhës së Tranzicionit në Siri.

Për këtë kërkuan nxjerrjen e një vendimi nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

Ndërkaq u arrit në marrëveshje edhe mbi nevojën për dënimin e vendeve që nuk zbatojnë sanksione ndaj Sirisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit