-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Përfundon mbikëqyrja e pavarësisë, zgjatet mandati i EULEX-it

Më të lexuarat

(E plotësuar) Ligjvënësit e Kosovës me votën e tyre i kanë dhënë fund sot mbikëqyrjes së pavarësisë dhe kanë miratuar thirrjen që presidentja e vendit Jahjaga i ka bërë EULEX-it për të vazhduar mandatin në Kosovë deri më 2014. Ndërsa për amendamentet kushtetuese, me të cilat i jepet fund mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës votuan 98 deputetë, përfshirë këtu edhe 22 votat e komuniteteve, 10 ishin kundër e 1 abstenoi, për përtëritjen e misionit të EULEX-it votuan 97 deputetë, 11 ishin kundër dhe dy abstenuan.
Miratimi i 22 amendamentevenë Kushtetutën aktuale të Kosovës, sanksionon përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së vendit tonë.
Paraprakisht në seancën e sotshme të Kuvendit të Kosovës përfaqësuesit e grupeve parlamentare u deklaruan rreth këtyre ndryshimeve. Vetëm Grupi parlamentar i Vetëvendosjes u deklarua kundër ndryshimeve, me arsyetimin se ato nuk përmbushin kërkesën për heqjen e mbikëqyrjes, por për vazhdimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës.
Ndërkohë, rreth kërkesës së presidentes Atifete Jahjaga për zgjatje të mandatit të EULEX-it në Kosovë deri në vitin 2014 u mbështet nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të Vetëvendosjes.
Letra e presidentes, e cila i është dërguar shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, u miratua në formë të traktatit ndërkombëtar.
Të hënën, Kosova dhe grupi punues ndërkombëtar do të shpallin përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit