Ka përfunduar edhe ndeshja e dytë në çerekfinale mes Real Madridit dhe Juventusit në Ligën e Kampionëve me rezultat 1-3. Me këtë rast Los Blancos vazhdojnë në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm nga dy ndeshjet 4-3.
Ishte një ndeshje me shumë raste, por Zonja e Vjetër befasoi me lojën e mirë.
As tifozi më optimist në ëndrrën më të mirë nuk do kishte pritur një gol nga Mario Mandzukic në minutën e dytë.
Në vazhdim Reali tentoi me disa raste nga Gareth Bale, Cristiano Ronaldo dhe Isco.
Por, kur të gjithë ishin duke pritur gol nga vendasit, në skenë doli edhe një herë Mandzukic (37′) me një tjetër gol me kokë dhe me rezultatin 0-2 përfunduan 45 minutat e parë.
Rasti i parë në pjesën e dytë ishte nga Ronado (58′), por Blaise Matuidi u kundërpërgjigj me gol në minutën e 61-të pas një gabimi nga Keylor Navas.
Los Blancos shpresuan deri në fund, rrezikuan me Iscon, Raphael Varane dhe Ronaldo.
Kur të gjithë ishin duke pritur që loja do të shkojë në vazhdime, gjyqtari Michael Oliver akordoi penallti nga Mehdi Benatia në Lucas Vazquez.
Pas ankesave të shumta nga loja u përjashtua Gianlugi Buffon dhe nga pika e bardhë nuk gaboi Ronaldo në minutat shtesë.
Reali kalon në gjysmëfinale, ndërsa kundërshtari do të mësohet pas shortit.