1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Përfundon drama e pengmarrjes në Paris, lirohet pengu i fundit

Më të lexuarat

Personi i armatosur që mbajti peng disa prindër në një shkollë në dalje të Parisit, ka liruar edhe pengun e tij të fundit, pasi kishte liruar fillimisht një grup fëmijësh dhe dy prindër të tjerë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat franceze. Prindërit kishin ardhur për të sjellë fëmijët e tyre në shkollë, në lokalitetin Vitry sur Siene, që përdoret për të kaluar kohën e lirë gjatë pushimeve verore.

Sipas raportimeve të BBC, që citon autoritetet lokale, njësi të shumta policore dhe forca speciale në vendin e ngjarjes kanë marrë nën kujdes autorin e pengmarrjes.

Shkolla në fjalë ndodhet rreth 7.5 kilometra larg qendrës së Parisit. Policia u thirr atje në orët e mëngjesit, kur ndodheshin rreth 10 fëmijë dhe tre prindër, bëjnë të ditur mediat franceze.

Pengmarrësi thuhet se është rreth të 30-ave dhe rezulton një person jo i njohur për policinë. Ai kishte veshur një kostum jeshil kur hyri në shkollë dhe thuhet se ishte shumë i vendosur në veprimet e tij.

Franca vazhdon të tronditet nga ngjarje të rënda, ende pa kaluar mirë traumat e shkaktuara nga atentatori i Tuluzës, që kreu një masakër në një shkollë hebrejsh, pasi kishte vrarë tre ushtarë.|Top Channel|kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit