-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Përfundojnë në terren punimet e Programit të TIKA-s për mbështetje të Kosovës

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Përfunduan punimet në terren të “Programit për Mbështetje Ushqimore dhe Sigurisë Jetësore për shtetet e Ballkanit dhe Evropës Lindore” si dhe Kosovës i cili përfshin projektet që do të zbatohen brenda këtij viti nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga TIKA thuhet se “Programi i Mbështetjes Ushqimore dhe Sigurisë Jetësore për shtetet e Ballkanit dhe Evropës Lindore” përfshin përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të ndryshme bujqësore dhe blegtorale të cilat mund të sjellin përfitime në rritjen e mirëqenies së popullit që jeton në zonat rurale të rajonit.

Faza e parë e programit u zbatua në Moldavi dhe Shqipëri, ku u realizuan aktivitete të ndryshme si prodhimi i produkteve bujqësore, mekanizimi bujqësor, peshkimi, krijimi i njësive bujqësore, forcimi i infrastrukturës së njësive ekzistuese.

Duke filluar nga muaji shtator i vitit të kaluar në program u përfshi edhe Bosnjë e Hercegovina dhe me këtë u kalua në fazën e dytë të programit. Në projektet e realizuara në kuadër të programit u bashkëpunua me Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Sarajevës.

Në vitin 2018 edhe Kosova u përfshi në program

Ndërsa këtë vit me qëllim të zgjerimit të programit për zbatimin e saj edhe në Kosovë, në fillim të muajit maj përfunduan punët në terren në drejtim të projekteve të planifikuara.

Me qëllim të mbështetjes dhe rritjes së standardeve jetësore të familjeve kosovare të cilat jetën e tyre e sigurojnë nga bujqësia dhe blegtoria si dhe të mbështetjes së akademikëve të Fakultetit të Bujqësisë dhe të Veterinarisë së Universitetit të Prishtinës për këtë program në fillim u planifikua nisja e projekteve të “Mbështetjes së bletëve dhe të prodhimit të produkteve të qëndrueshme bletare” dhe të “Zhvillimit të mbarështimit dhe kultivimit të kafshëve të vogla” dhe në vijim të vazhdohet me projekte mbështetëse për fusha të ndryshme.

Gjatë muajve prill dhe maj, me pjesëmarrjen e stafit të ekspertëve nga Turqia, u realizuan punimet e analizave në terren për identifikimin e gjendjes aktuale dhe të rajoneve për projekte.

Kosova me klimën ekologjike të ndryshueshme ka një potencial të lartë për zhvillimin e sektorit të bletarisë. Me këto projekte me qëllim të zbulimit të këtij potenciali si dhe të gjetjes së zgjidhjeve për problemet me të cilat po ballafaqohen bletarët kosovarë, do të ofrohet mundësia që akademikët me përvojë të terrenit dhe të praktikës të punojnë nga afër me bletarët. Me këtë, nëpërmjet trajnimeve të ofruara në terren dhe me mbështetjen infrastrukturore, me mësimin e metodave dhe të risive, do të ofrohet një mbështetje e rëndësishme në sektorin e bletarisë në Kosovë.

Po ashtu me qëllim të rritjes së të ardhurave të kultivuesve të kafshëve të vogla që jetojnë në rajonet e zonave rurale në Kosovë, si dhe për përmirësimin e pranisë së kafshëve aktuale dhe të të ardhurave të familjeve që merren me bletari, në të njëjtin projekt do të përfshijë programin e mbarështimit dhe trajnimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit