Ambasada e Britanisë së Madhe bënë të ditur se dy kadetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Lejtnant, Manushaqe Nura dhe Mimoza Budeci janë përzgjedhur për të marrë pjesë në trajnimin e Gjuhës Angleze, deri më 9 shtator të këtij viti, në Shkollën e mbrojtjes për gjuhë në Becconsfiels.
Sipas njoftimit të kësaj ambasade, dy kadetet nga 9 shtator i këtij viti deri më 9 gusht të vitit të ardhshëm do të ndjekin për 11 muaj trajnime për oficer në Akademinë mbretërorë ushtarake në Sandhurst. Ky trajnim është duke u realizuar me ftesë zyrtare të qeverisë britanik dhe kjo është hera e parë që dy femra nga Kosova do të jenë pjesëmarrëse në Sandhurst.
Që nga viti 2009, Qeveria e Britanisë së madhe ka participar në trajnimin e kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Akademinë Mbretërore Ushtarake në Sandhurst.
Kursi për secilin kadet kushton rreth 60 mijë funta.
Akademia Mbretërore Ushtarake në Sandhurst, është njëra ndër akademitë ushtarake më të vjetra dhe më prestigjioze.
Kjo akademi i prodhon rreth 600 oficer të rinj për çdo vit për Ushtrinë e Anglisë, së bashku më një numër të vogël të studentëve jashtë vendit, të cilët janë përzgjedhur me ftesa.
Konkurrenca për të gjitha vendet është jashtëzakonisht e fortë me trajnime rigoroze.
Ky regjim nënkupton se jo të gjithë do të diplomohen. Për të kaluar provimet duhet një arritje e konsiderueshme për secilin.
Dy kandidatet nga Kosova do ta ushtojnë për në Britaninë e Madhe më 18 gusht dhe pritet të diplomohen në gusht të vitit të ardhshëm.kohaislame