-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Përfitimet shëndetësore për lëkurë të vajit të livandës

Më të lexuarat

Vaji i livandës është një produkt i shkëlqyer bukurie për kujdesin e lëkurës, falë aftësisë së tij qetësuese dhe pastruese.

Ai fitohet nga ekstrakti Lavender angustifolia, që rritet në kodrat e Provencës dhe Mesdheut.

Livanda ka veti të veçanta qetësuese dhe shëron lëkurën. Është një nga produktet më të përdorura në botën e estetikës dhe një prej vajrave thelbësorë që mund të aplikohet i vetëm, por edhe i holluar me vajra të tjerë bimorë.

Duke pasur si funksion kryesor veprimin qetësues, vaji i livandës, i holluar me pak vaj vegjetal (vaj bajame), zbut lëkurën e irrituar dhe të skuqur. Për shembull, për 50 ml vaj bajame, shtoni 10 pika vaj livandë dhe përhapeni direkt në zonat problematike.

Përveç veprimit qetësues, livanda vepron edhe si anti-inflamator, duke përmirësuar gjendjen në rastet e pezmatimit të lëkurës. Holloni 10 pika esencë livandë në një pomadë (vazelinë të zakonshme) dhe aplikojeni tri herë në ditë në zonat që doni të trajtoni. Brenda disa ditësh, do të shihni përmirësimin.

Ai mund të përdoret edhe si një mjet antiseptik kundër akneve. Në këtë rast, vaji esencial i livandës parandalon përhapjen e inflamacioneve lokale për shkak të puçrrave në fytyrë. Ne sugjerojmë që ju të shtoni në kremin tuaj ditor 5 pika vaj livandë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit