-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Përfitimet që i sjell shëndetit konsumimi i misrave

Më të lexuarat

Misrat janë shumë të shijshëm sidomos në stinën e verës. Ata mund të konsumohen në mënyra të ndryshme, të pjekur, të zier dhe në gatime të ndryshme. Dietologët dhe mjekët sugjerojnë që misrin ta konsumoni më shpesh të zier, në sallata dhe supa.

Por nëse e preferoni më shumë të pjekur atëherë përpiquni t’i piqni vetë sepse misrat e pjekur në rrugë nuk janë alternativa më e mirë e këtij ushqimi. Ata shpesh janë të djegur dhe përmbajnë substanca të dëmshme, kryesisht për stomakun.

Misrat përveçse shumë të shijshëm janë edhe të shëndetshëm. Përdorimi i tyre është shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm për një sërë aspektesh shëndetësore:

-Ndihmon zemrën, pasi ulin nivelet e homokisteinës

-Ndihmon personat që kanë diabet, pasi misri përmban karbohidrate rezistente të cilët ndihmojnë funksionin e insulinës

-Ndihmon për funksionim sa më të mirë të trurit, kjo pasi misrat janë të pasur në vitaminë B

-Ndihmon aparatin tretës, shërben si një prebiotik i shkëlqyer duke mbrojtur zorrën e trashë nga kanceri

-Ndihmon shikimin, pasi është i pasur në luteinë dhe beta-karoten. / shendeti.com.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit