1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Përdorja e parfumit a e prishin agjërimin?

Më të lexuarat

Jam grua e sapo martuar dhe kam dëshirë të përdor parfum gjatë ditëve të Ramazanit, a më lejohet kjo gjë apo e prish agjërimin?

Përgjigja:

? Përdorja e parfumit si në Ramazan ashtu edhe jasht tij i lejohet femrës me kusht që ajo ta përdor vetëm para bashkëshortit të saj dhe anëtarëve tjerë të familjes nga radhët e mahremëve-me të cilët i ndalohet martesa si babai, vëllai, fëmijët, etj. Ndërsa nëse mendon se i duhet të dalë jashtë shtëpisë për punë të caktuara, në treg, apo të shkojë mysafir, atëherë nuk i lejohet përdorimi i parfumit.
Parfumi edhe nëse futet në hundë kjo nuk e prish agjërimin ashtu si nuk e prish edhe prekja e lëkurës me të. Nga ky rregull i përgjithshëm dijetarët veçojnë erërat e mira të cilat krijohen përmes djegies së barishteve të ndryshe të cilat nuk duhet t`i afrojmë nën hundë pasi ai është tym që i ngjan tymit të cigares i cili nëse nuhatet me qëllim dhe paramendim atëherë e prishin agjërimin.

Allahu e di më së miri !

Lulzim Susuri


http://www.ehlihadithi.com/
•••? https://www.facebook.com/HoxheLulzimSusuri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit