14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Përdorimi i telefonave në xhami

Më të lexuarat

“Në Xhamia, mos përdorni fjalë dhe mos bëni veprime, me përjashtim të atyre fjalëve dhe veprimeve për të cilat Xhamia është e ndërtuar.
Xhamitë janë ndërtuar për namaz, recitim të Kur’anit, përkujtim të Allahut, për të treguar mirënjohjen ndaj Allahut, për ta lavdëruar Atë, për të marrur dituri ,për të studiuar dhe për reflektim.
Jo për fjalime e fjalë në lidhje me çështjet e kësaj bote dhe për tu relaksuar me shaka e për të thënë fjalë të kota, ose një fatkeqësi e madhe e cila është shfaqur gjatë kësaj kohe “Smart Phone”(telefonat e mençur), i cili përmban fatkeqësitë e botës!
Dhe ju do të gjeni disa prej njerëzve në xhami(duke humbur kohen me telefona), dhe disa prej tyre janë në I’tikaf*, çfarë I’tikāfi është ky? Disa prej tyre janë në I’tikaf, por në realitet ata janë duke i bërë I’tikaf telefonave të tyre celularë.
Ata nuk janë të përkushtuar në adhurimin dhe përkujtimin e Zotit të tyre, por ata janë të përkushtuar vetëm për telefonat e tyre celularë”.

*I’tikaf është qendrimi dhe izolimi në xhami për të adhuruarit Allahun gjatë dhjetë ditëve të fundit të ramazanit.

Shejkh Abdur-Rezak El-Bedr

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit