1.6 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Përdorimi i internetit në Kosovë, rajon ngrihet në qiell

Më të lexuarat

Zgjerimi i pamasë i përdorimit të internetit po shton mënyrat se si njerëzit komunikojnë, studjojnë dhe bëjnë biznes. Më shumë se 72% e koosvarëve kanë akses të rregullt në internet, një përqindje që rivalizon vendet më të pasura si Greqia dhe Bullgaria. [Reuters]

Depërtimi i internetit në Kosovë është i ngjashëm me vendet më të pasura të tilla si Greqia dhe Bullgaria, megjithë varfërinë dhe papunësimin e papërmbajtur të Kosovës, sipas studimit të parë gjithëpërfshirës të përdorimit të internetit në vendin ballkanik.

Shoqata e Kosovës për Informacionin dhe Teknologjinë e Komunikimit (STIKK) vë në dukje se depërtimi i internetit është 72.1% që do të thotë gati dy të tretat e popullsisë kanë akses në rrjetin global të kompjuterave. Organizata bëri një studim shkencor të përdorimit të internetit të Kosovës dhe mundësinë për një raport të botuar këtë vit.

Kjo është një rritje me 19% mbi gjetjet në 2009 nga Index Kosova, një kompani private e opinionit publik, medias dhe studimit të tregut në Kosovë.

Studimi i STIKK ka për qëllim që të japë një bazë llogaritjeje për krahasim në vitet pasuese. Ai është i rëndësishëm sepse tregon se megjithë 45% të normës së papunësisë dhe varfërisë së vet (paga vjetore 6,500 euro është më e ulta në Evropë), popullsia e Kosovës është aq e lidhur me komunitetin global sa ç’janë shtetasit e vendeve më të pasura.

“Është më se e qartë se investitorët e huaj potencialë dhe bizneset lokale do të duan të përdorin infrastrukturën e internetit të Kosovës dhe potencialin e forcës punëtore për të zhvilluar më tej bizneset e tyre,” thotë STIKK në raport.

Siç mund të pritej, njerëzit e moshave 10-19 dhe 20-29 ka më gjasë të përdorin internetin.

“Kosovarët e rinj janë përdorues të përditshëm, pasionantë në anglisht dhe shkrim-këndimi në internet është i kënaqshëm,” i tha SETimes Vjollca Çavolli, drejtore ekzekutive e STIKK.

Më shumë se një e treta e popullsisë ka një llogari në Facebook apo ndonjë tjetër rrjet social.

Çavolli shpjegoi se arsyet për shpërthimin në përdorimin e internetit janë të ngjashme në mbarë rajonin. Ato përfshijnë zgjerimin e shpejtë të sektorit privat online, mungesën e rregullimit të tregut si dhe një rini të vendosur që kërkon të lidhet nëpërmjet rrjeteve sociale si Facebook dhe pasojnë prirjet e botës.

Por zgjerimi i internetit në Kosovë është më i madh në zonat rurale, ku fshatarët kanë nisur ta shohin atë si një mjet që potencialisht mund të ndihmojë biznesin e tyre.

Fitim Kastrati hapi internet-kafenë e parë në fshatin Balofc, pranë Podujevës, në 1999.

“Pas luftës [së 1999], njerëzit donin të qenë në lidhje me familjet e tyre jashtë dhe njerëzit e rinj qenë fokusuar më shumë në lojrat,” i tha Kastrati SETimes.

Por nga 2003, Kastrati e mbylli kafenenë sepse pothuajse çdo familje mori një kompjuter personal dhe ai nisi t’u ofrojë shërbime interneti tërë fshatit.

“Disa e përdorin atë për biznes, por shumë kanë familjet jashtë dhe duan të mbeten të lidhur. Kjo [përzjerje] është pozitive sepse tregon zhvillimin e shoqërisë që nga 1999,” tha Kastrati.

Megjithë dobinë e internetit, prindërit e orientuar më tradicionalisht kundërshtojnë.

“Arsyeja [për një familje] për të mos patur lidhje interneti më shpesh nuk është mungesa e infrastrukturës. Zakonisht, njerëzit thonë se vlerat kulturore kanë të bëjnë me vendimin e kreut të familjes për të mos lejuar një lidhje interneti në shtëpi,” tha Çavolli.

Megjithatë numri i përdoruesve të rinj të internetit pritet të rritet.

“Shoqëria ka nevojë të jetë plotësisht e vetëdijëshme për faktin se fëmijët janë vulnerabël dhe shumë lehtë mund të bëhen viktima të internetit. Në këtë kontekst, çështja e pornografisë fëminore duhet adresuar me paraveprim. Komuniteti ndërkombëtar po punon mbi masat preventive dhe kjo çështje do të bëhet një çështje diskutimi dhe risku në çdo komunitet, duke përfshirë Kosovën,” tha Çavolli.

Të rinjtë, megjithatë këmbëngulin se interneti është një mjet i domosdoshëm në edukimin e tyre apo si mjet për të studjuar jashtë si dhe për të qenë i lidhur nga ana sociale.

“Unë e përdor internetin për të qenë i lidhur me shokët e mij; që kur nisa studimet e mia ai u bë një pjesë shumë e rëndësishme e jetës sime si student,” i tha SETimesKushtrim Haradinaj, një student i ekonomiksit në Prishtinë.

Një tjetër studente, Shkurte Jashari, i tha SETimes se ajo gjithmon donte të studjonte jashtë por studimi në Evropë përbën sfida të mëdha financiare.

“Kjo më sugjeroi të shoh në programet e mësimit në distancë në Mbretërinë e Bashkuar dhe tani interneti është diçka që e përdor ëdo ditë për studimet e mia. Dhe unë mora një diplomë në fund,” tha Jashari./set

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit