Shumica e atyre që e pijnë duhanin, pak e besojnë se bota civilizuese
para pak kohësh, ka mundur të jetojë pa përdorimin e tij. Duhani ka ardhë në
Europë, tek mbas zbulimit të Amerikës, dhe në fillim përdorimi i tij ishte
në formë përtypjeje. Kolomboja dhe përcjellësit e tij, as nuk e kan menduar
se vetëm prej atyre farëve të duhanit që ua dhanë indianët e Amerikës, do të
bëhet kjo që u bë dhe do të shtohet aq shumë, sa do të bëhet si epsh i botës
së shekullit XX.
Nuk kan kaluar as njëqind vjetë nga paraqitja e cigares së parë, e që
veç e ka pushtuar globin tokësorë. Eshtë përdorur edhe më parë me anën e
llullës, por në një sasi shumë të vogël se po përdoret sot. LLogaritet se
sot, gati çdo i dyti banorë i rruzullit tokësorë (të moshës madhore) e
përdorin duhanin.
Cigarja në gojë, ose në mesin e gishtërinjve, ka qenë para gjysëm shekulli
sjellje armiqësore e shpesh edhe i ndaluar (me ligj). Sot ajo e ka fituar të
drejtën e jetës në masën ma të gjërë të botës.
Përdorimi (pimja) e duhanit dikurë shumë ka qenë i ndaluar dhe përdoruesit e
tij kan qenë të dënuar. Papa urban VIII i ka dënuar në shekullin 17 me
përjashtim nga kisha, inkuizicjon me ndezje në turrë të druve; Sulltan
Murati i IV me të rrasur në hu; perandori rus Mihailo me rrahje me
shkop…Me rastin e zhvillimit të shpejtë të mardhënjeve ekonomike kane
paraqitur mundsi të shumta për të fituar me kët bar (duhan) aq të dëmshëm,
dhe përdorimi i duhanit jo që asht lejue të perdoret por asht ba edhe
monopol shtetrorë.
Në disa qindra përbërje, të cilat kimistët i gjetën në cigare, si dhe
studiuesit medicional, përbërjet më të rëndësishme (negative) janë:
nikotini, Katrani dhe monoksidi i thëngjillit.Në cigare ka 2% nikotin, por
për fat në organizëm ndalet një sasi shumë e vogël. Themi për fat të mirë,
sepse nikotini është helm shumë i rrezikshëm nervor. Vetëm një pikë e
nikotinit (50 mg) paraqet dozën e vdekjes për ata që nuk e pijnë duhanin.
Një cigare në vehte përmban 1-3 mg nikotin gjë që mvaret prej llojit të
duhanit. Doza ditore prej katërdhjet cigaresh, kur është në pyetje gruaja
shtatzënë, rrjellon vdekjen e frytit të saj të palindur. Katrani është
produkt i destilimit të thatë procesi i së cilës, paraqitet në temperaturën
prej 600`C, e cila zhvillohet me rastin e ndezjes (në majen) e cigares.
Kush e pin duhanin 20 vjetë nga 20 cigare në ditë, thithë rreth 6 kg
çagjë ecila shtron në sipërfaqe të mëlçisë. Monoksidi i thëngjilit,
shkaktohet atëherë kur ndezja e cigares nuk bëhet plotësisht. Eshtë helm i
rrezikshem i gjakut, icili ndërpret mundësinë për të sjellë oksigjenin.
Pimja e 20 cigareve në ditë, shkakton humbjen prej 5% homoglobinës. Ky
zvoglim i oksigjenit në organizëm, zvoglon fuqinë punuese (aftësinë) aq sa
njeriu bën punën e tij 2300 m në nivelin mbidetarë.
Sipas disa statistikave thuhet:Përdoruesi duhanit icili fillon ta pijë në
moshen 25 vjeçare dhe icili vazhdimisht pin nga 40 cigare në ditë, jeton 8
vjetë më pak se ai icili nuk e pin duhanin. Në moshën 85 vjeçare, do të
arrijnë vetëm 19,2% që nuk e pijnë duhanin. Aj që heret fillon ta pijë
duhanin, ai edhe heret do të vdesë.Të dhëna të tilla na jep edhe komisioni i
mjekësisë Britaneze “Roy Al College of Physicians 1962”. Sipas këtij
komisioni është thënë se duhani është armiku më i madh i tërë njerzimit.
Prej 20 të sëmurëve nga kanceri, vetëm njëri është që nuk e përdorë
duhanin, por edhe ai thithë tymin e duhanit sepse është në kontakte të
shumta me ata që e pijnë duhanin… Cdo i gjashti person, përdorues i
duhanit, vdes nga kjo sëmundje e tmerrshme.
Katrani i duhanit, icili sa për provë qitet në lëkurën e minit, bëhet shkak
i vdekjes në 90% të rasteve. Megjithate bëhet e njohur se kancerin nuk e
fitojnë të gjith përdoruesit e duhanit, por mesiguri ekziston edhe ndonjë
arsye tjetër deri tani e panjohur. Nëse u besojmë statistikave, përdorimi i
duhanit konsiderohet tragjedia më e madhe bortrore. Kjo nuk është një lojë
me anën e së cilës mund të humbasish një sasi të caktuar pasurie ose tërë
pasurinë, por është lojë me jetën e vet. Sikur përdoruesit e duhanit të
ishin prezent dhe ta kuptonin një vdekje të tillë, ose sikur ai të mund ta
shihte mëlçin e vet, mesiguri se kishte me u lirue nga ai ves i mbrapshtë.
Dikur KUGA, ishte shkaku më i madh i vdekjes, pastaj lajmrohet
tuberkolozi… kështu me radhë, statistikat gjithashtu tregojnë për vdekjet
e hershme (te moshave nën pesdhjetë vjeçare) nga Infrakti. Prej 20 personave
të cilët infraktohen, 19 janë përdorues të duhanit. (Heglin CiriX). Prej 205
të infraktuarve para moshës 44 vjeçare, janë vetëm dy që nuk e pijnë duhanin
(klinika e Hamburgut EPENDORF).
Nuk ka asnjë organ në trupin e njeriut, e që duhani të mos ndikojë
negativisht. Por pasijat më të mëdha, i kanë organet e frymëmarrjes.
Mushkëritë e një njeriu tridhjet vjeçë icili e pin duhanin janë të njëjta me
mushkëritë e një njeriu të moshës 50 vjeçare që nuk e pin duhanin. Aftësia e
fuqisë fizike, humbet, bëhet e pathyeshme. Krahas kancerit, infraktit,
bronhitistit… ekzistojnë edhe disa sëmundje tjera lokale.
– Përdorimi i duhanit zvoglon të pamunit, për këtë arsye edhe pilotave
ushtarak amerikan, në kohën e fluturimeve të natës, u është e ndaluar pimja
e duhanit.
– PImja e duhanit të shpie në impotencim (Enciklopedia mjekësore Zagreb)
sepse 45% të njerëzve që e pijnë duhanin, nuk kan fëmijë (Bernhard).
– Duhani negativisht ndikon në zorrë.
– Prej 200 njerëzve të sëmurë nga raku në girgilan, vetëm njëri është ai që
nuk e pin duhanin.
– Përdorimi i duhanit ndikon edhe te diabitisi po edhe në tensionin e lartë
të gjakut.
– Lëkura e njeriut 40 vjeçarë icili e pin duhanin, është e ngjajshme me
njeriun e moshës 60 vjeçare që nuk e pin duhanin.
– Njeriu që e pin duhanin trurin e ka më të dobët, prandaj në të shumtën e
rasteve, studentat që e pijnë duhanin janë më të dobët.
Duhani përmban helme të shumta, ndër të cilat, më të rrezikshmet janë:
avulli i katranit, monoksidi i karbonit, nikotini etj. Pirja e duhanit
konsiderohet ndër helmet më të rezikshme. Ajo shkakton rritjen e numrit të
rrahjes së zemrës dhe e shkatrona atë. Sikur t’i jepen katër (4) pika
nikotin një lepuri, do ta mbytnin, ndërsa njeriun do ta mbytnin 60 mgr.
– Pirja e 20 cigareve në ditë, e pengon trupin e njeriut nga fitimi i 15% të
hemoglobinës, ecila është lënda kryesore për formimin e rruzave të kuqe të
gjakut.
– Personi i cili pin duhan është i rrezikuar nga sëmundja e kancerit të
buzëve, gojës, laringut, gabzherrit dhe mushkërive.
– Duhanxhiut poashtu i ekspozohet arteriosklerozës në trup, veçënarisht në
arterjet e zemrës apo të trurit icili shkakton vdekjen e papritur apo
paralizimin.
– Duhanxhiu i ekspozohet edhe kalljes kronike të hundës e të gojës, fytit,
laringut, gabzherit, dhe mushkërive (pneumonia) e kjo shkakton vështërsimin
e frymëmarrjes dhe të kollitjes kronike.
– Të pirit e duhanit shkakton dobësimin e oreksit për ushqim, pastaj kalljen
kronike në mukozë të stomakut, e ndonjëherë ndihmon edhe formimin e të
thatit (çibanit) në shtomak.
– Pirja e duhanit shkakton dobësimin e aftësisë seksuale, nga ndikimi i
dëmshëm që bëhet në qendrat nervore, të cilat e rregullojnë procesin
seksual.
– Duhani është shkak i humbjes së fuqisë (aftësisë) trupore. Duhanxhiu i
ekspozohet lodhjes së shpejt. Ajo ndikon negativisht edhe në aftësitë e të
menduarit, andaj edhe nxënësit e shkollave të larta janë më të dobët ata që
e pijnë duhanin.
– Nëse pin duhan nëna shtatzënë, shkakton prapambetejen metale të fëmijës
dhe bën çrregullime trupore të embrionit, ngase nikotini mbartet me thithjen
e qumshtit.
Nuk kemi ndonjë tekst Kur’norë po as në synet të pejgamberit, icili drejtë
për së drejti ndalon përdorimin e duhanit. Kjo është shkak që disa
duhanxhij të thonë se pirja e duhanit nuk është haram. Mirëpo, kjo është për
shkak të mosnjohjes së sherjatit Islam, gjat spjegimit të hallallit dhe të
haramit.
Qëndrimi ndaj duhanit dihet nga rregullat dhe tekstet e përgjithshme, andaj
të kërkosh argument të veçantë që ndalon përdorimin e duhanit është
kokëfortësi, të cilën nuk e pranon feja as logjika, për arsye se në kohën e
Pejgamberit duhani nuk është përdorë.
Ai i cili vëren me kujdes rregullat e sherjatit Islam, sheh dhe kupton qartë
se pirja e duhanit dhe tregtia me të është haram për shkaqet dhe arsyet që
vijojnë:
1. Eshtë tepër i dëmshëm për shëndet, për arsye se të sjell në prak të
vdekjes. Këtu, pasiqë jemi të bindur se është kështu, kemi ballë për ballë
ajetin Kur’anorë: “dhe mos e mbyteni vehten (as njërit – jetrin)! Allahu
ndaj jush është shumë i mëshirshëm”. (IV:29) Ose ajeti tjetër: “…por
vehten mos e çoni në shatrrim” (II:195). Ruajtja e vetvehtes është njëra
prej pesë domosdoshmërive për të cilat pajtohen të gjitha sherjatet.
2. Dëmet nga pirja e duhanit, nuk përqëndrohen vetëm në smundje të
përdoruesit, por ato kalojnë edhe tek antarët e tjerë të familjes dhe të
njerzimit që rrijnë me të. Ajri të cilin duhanxhiu e qet është me pasoja të
dëmshme me për njerzit që rrijnë për-rreth. Të gjith dijetërt e sherjatit
jan kompakt dhe thonë se “Nuk guxohet t’i bëhet kurrfar dëmi askujt (as
vetvehtes)”, dëmi duhet të evitohet.
3. Dëmet nga përdorimi i duhanit shkaktojnë edhe dobësi mentale, sepse ajo
zvoglon forcën e koncentrimit. Këto vërehen tek duhanxhiu vetëm në fazën
përfundimtare. Mbrojtja e mendjes është është njëra prej 5 domosdoshmërive
mbi domosdonë e ruajtjes së të cilave janë kompakte të gjitha sherjatet.
4. Duhanxhiu shopenzon pasurinë, ajo është bazë e jetës. Me të Allahu ka
begatuar gjinin njerzore dhe ua ka caktue rrugën e shpenzimit të saj. Andaj
besimtari pasurinë e tij duhat ta harxhojë vetëm atu ku e ka urdhëruar
All-llahu. E Allahu thotë: “…Jepnu nga pasuria që ua ka dhënë juve
All-llahu…” (Nurë:33). Kështu njeriu do të japë dhogari për pasurinë e tij
ditën e gjykimit. Transmeton Tirmidhiu se Muhamedi në një rast ka thënë
“Asnjë njeri ditën e gjykimit nuk do të lëvizë nga vendi, përderisa të mos
japë llogari dhe të mos përgjigjet në katër pyetje
– Në çka e ka harxhe rininë e tij,
– Në çka e ka kaluar jetën e tij,
– Për diturinë e tij dhe çka ka punuar me të,
– Për pasurinë e tij prej nga e ka fituar dhe ku e ka shpenzuar…” Prandaj
shpenzimi i pasurisë në blerjen e duhanit, është humbje e pasurisë aty ku
nuk ka dobi.
5. Duhani është i dëmshëm për pasardhësit, nga nënat që e pijnë duhanin
gjatë shtatzanisë. Ndërkaq mbrojtja e pasardhësve nga gjërat e dëmshme është
është detyrijm fetarë i paraparë nga ana prindore.
6. Duhani është njëra prej gjërave të këqia, andaj gjërat e këqija Zoti na i
ka ndaluar me anën e ajetit Kur’anorë (shih kaptinën El-A`raf në ajetin
157).
7. Duhani është prej narkotikëve, kurse i dërguari i Allahut ka ndaluar çdo
pije dehëse dhe narkotike në hadithin të cilin e transmeton Imam Ahmedi dhe
të tjerët.
8. Përdorimi i duhanit, duhanxhiun e shtynë që ti urrejë disa ibadete fetare
e veçmas agjërimin e ramazanit. Nganjëherë disa njerëz e kan lanë agjërimin
e ramazanit për shkak të pirjes së duhanit. Nëse vetëm njëra nga këto tetë
arsye gjendet tekkjo veti e shëmtuar, atëherë nuk do mend se duhani është
HARAM.
Disa hulumtues të psikologjisë kan vërejtë se duhanxhiu është person i
shqetësuar, andaj ky shqetësim e shtynë ate të fusë duhanin në gojë, për të
ndier një kënaqësi. Nëse njëri nga prindërit pijnë duhan, atëherë fëmijët
përpiqën që ti emitojnë prindërit e vet.Brezët e ri pijnë duhan sepse ata
përpiqen ta vërtetojnë burrërinë e tyre, duke emituar kështu disa
personalitete të mëdha të cilët pijnë duhan.
Bëhu shembull i mirë për fëmijët apo nxënësit tu, menjëherë lëre
duhanin dhe mos e përdor më kurrë. Duhet të ngritet vetëdija e fëmijës për
rrezikun e përdorimit të duhanit.
Nëse don ta lësh duhanin, kërko së pari ndihmën e All-llahut, jepja besën
vetëvehtes për forcimin e vullnetit dhe vendos menjëherë e përfundimisht për
ndërprerjen e përdorimit të duhanit. Do të jetë më lehtë të vendoset një gjë
e tillë nëse shpesh i kujtojmë rreziqet që mund të na vijnë prej tij.
Menjëherë ndaju prej shoqërisë që pin duhan dhe mos rri në mesin e
duhanxhnjve. Puno në forcimin e vullnetit me përkujtimin e mësimeve Islame
duke u larguar nga gjërat të cilat e dëmtojnë njeriun.
Në bazë të një emisioni televiziv, në 25 vjetët vijuese në botë, nga pasojat
e duhanit do të vdesin 500 milion njerëz. Kjo është e pakrahasueshme nga
numri i njerzve të cilët jan vrarë nga luftrat e gjertanishme. Këtë e them
për shkak të atyre muslimanëve të cilët duan të pranojnë këshillë, të cilët
nuk janë kokëfortë dhe të cilët thonë se duhani si haram nuk është i cekur
as në Kur’an as në hadithë. As droga nuk është e cekur në Kur’an, por pa
dyshim të gjith pajtohemi se është haram. Duhani, pra zhdukë më shumë
njerëz, sesa droga, vetëmse droga vepron më shpejt, e duhani e infekton
organizmin tërë
jetën, e mbi të gjitha këto tërë familja e paguan çmimin e dobësisë suaj.
Për këtë, ju o musliman, që dëshironi vetëm të flisni, lënije duhanin sepse
ithtarët e disa religjioneve tjera, kaherë e kan lënë duhanin, në vend që të
zhvillojnë diskutime të gjata e shterpe rreth duhanit. (Preporod 11/90)