3.4 C
Pristina
Monday, January 27, 2025

Përdorimi i artit figurativ për propagandë që në lashtësi.

Më të lexuarat

Nga: Murat Mehmeti

Përdorimi i artit figurativ për propagandë që në lashtësi.

Arti dhe format e tij janë dokumentet e gjallë  për popujt  që nga lashtësia e deri më sot. Këtë art e gjejmë të formësuar në skulptura, piktura, afreske mozaikë etj.
Nga lashtësia ne njohim edhe faraonët nëpërmjet shpjegimeve të domethënieve të afreskeve dhe skulpturave, sarkofagëve e hieroglifëve te gjetur nëpër tempuj e piramida. Këto i shërbyen faraonëve që popujt ti adhuronin ata si zotët e tyre dhe në këtë formë i nënshtruan popujt dhe shtrinë sundimin mbi ta.  Kjo ishte një lloj propagande primitive, ku me vdekjen e Faraonit gjithçka e tij mbaronte, pasi varrosej me të dhe besohej qe do ti shërbente ne botën tjetër.
Një përdorim i ri i  Artit si formë propagande politiko-sundimtare për herë të parë lindi në Maqedoni. Imazhi i Aleksandrit të madh u stampua në monedha. Për 5 minuta me teknologjinë e kohës stampoheshin 30  të tilla.  Ky lloj përdorimi i artit në monedha si një formë e propagandës është ndjekur  edhe  nga sundimtare të tjerë për shekuj e mijëvjeçarët që pasuan, si nga perandorët romak, bizantinë, mbretërit dhe mbretëreshat, president dhe Kryeministra, sekretarët e parë të partive, lider revolucionesh etj. Të  gjithë të gjallë e të vdekur i janë imponuar popujve me imazhet e tyre në monedha, kartëmonedha, buste e statuja, si për ti treguar identitetin e kombit apo kultivimin e bindjes ndaj pushtetit apo ideologjisë të ngjizur e të hyjnizuar prej tyre dhe ne funksion të tyre, kolonizimit, varësisë së pushteti,  etj. Ky fenomen ka filluar e vazhdon deri ne ditët e sotme.
Sot, imazhi i liderit apo sundimtarit të një populli apo disa popujve,  vjen më shpejt për shkak të përdorimit të artit të fotos, ku ajo prodhohet dhe shpërndahet në mbarë botën në një sekondë të vetme. Impakti që jep imazhi në popull është më i shpejtë dhe më i madh.
Ky impakt i shpejt me postera apo video ka dy anët e medaljes, nga njëra anë promovon lider nga hiçi dhe përdorimi i artit në formë propagande pozitive i bën ata të duken si personat e duhur edhe kur janë të pa formuar politikisht, por mjafton të manipulohen estetikisht nga konsulencat dhe stafet që punojnë për ngritjen e imazhit dhe ata ngjiten në mure e shiten në masmedia si ttë duhurit. Nga ana tjetër mund te kemi individë apo edhe lider shtetesh të suksesshëm ne punët e tyre, por që përdorimi i artit në formë propagande negative, promovimi i  imazhit të keq do të sillte  rënien e individit  bashkë me ndikimin dhe  imazhin pozitiv që kishte.
Përdorimet Artit në fund të fundit i ka shërbyer dhe po i shërben ngritjes së kultit të individit, sundimit të tij vetjak apo shtrirjes së ideologjisë edhe në zonat ku vetë këmba e këtyre sundimtarëve  nuk ka shkelur.
Eksperiencat që sjell historia botërorë që nga lashtësia deri ne ditët e sotme, vazhdimisht  tregojnë njerëz që janë përpjekur të ngrenë kultin e individit, shenjtërimin e tij në funksion të shtrirjes së pushtetit të tyre. Në ndryshim nga ata, shohim në Gadishullin Arabik, në Shekullin e VII të e.s. përhapjen e një besimi të ri fetar dhe shtrirjen e tij  territoriale shumë të shpejtë që në atë kohë, pa pasur nevojë për përdorimin e artit figurativ si mjet propagande edhe pse mund ta përdornin atë. Përkundrazi,  arabët e këtij besimi të ri e luftuan këtë lloj arti propagandues. Kudo që ky besim i ri shtrihej nuk sillte me vete statujën e drejtuesit dhe as nuk stampohej imazhi i tij në monedhat e kohës dhe më vonë.
Ai drejtues i popullit Arab dhe i popujve botëror është Profeti Muhamed a.s. dhe besimi i tij ishte Islami. Sot Profeti a.s. zë vendin e parë në 100 personalitetet botërore me më shumë influence në popujt e globit.
Profeti Muhamed a.s. nuk  trashëgoi pushtet nga babai i tij, si Aleksandri nga Mbreti Fillip.  Ai nuk kishte administratë që të kuronte e ngrinte imazhin e tij, siç kanë bërë e bëjnë politikanët sot. Profeti Muhamed kishte sjelljen dhe gjuhën e tij të butë, besnike, të moralshme; i drejtë, i sinqertë e i dashur në popull. Ai nuk kishte pasuri mbretërish për të mbajtur ushtri, por shokë të sinqertë e të dashur për të. Nuk bënte jetë luksoze nëpër pallate si mbretërit e faraonët, por kishte një shtëpi të thjeshte e familjar i ndershëm. Shtëpia e tij modeste kishte habitur delegacionet që vinin për ta takuar, pasi ata prisnin të shihnin luksin dhe pompozitetin e një lideri qe i binden kaq shumë njerëz. Të gjitha këto nuk ishin sjellje qe tregonin një modesti të tepruar, apo kamuflime për të qenë i pranuar në popull.  Jeta e tij është shembulli për njerëzinë, ku individi dhe kulti i tij nuk duhej të mbivlerësohej dhe ti atribuoheshin vlera hyjnore, pasi në ndryshim nga të tjerë lider, Profeti Muhamed a.s. nuk punoi për interesat dhe pushtetin të tij, por si drejtues shërbëtor për të mirë të njerezimit.
Profeti a.s. nuk lejoi që të përdorej imazhi i tij në artin propagandistik të statujave pikturave e as në monedha. Ai nuk lejoi riprodhimin e imazhit të tij pasi nuk donte edhe që pasuesit e tij të devijonin ashte siç bënë të krishterët me profetin Isa, të cilët edhe në kohë të ashtuquajtura moderne, adhurojnë artin propagandistik me karakter fetar.
Shume nga liderët botëror historikë, kanë të stampuar imazhin e tyre ne monedha e kartëmonedha, të gdhendur në gurë apo te derdhur në Bronz, të pikturuar apo te formuar ne mozaikë të bukur. Këto imazhe i bëjnë ata të kujtohen jo vetëm për pamjen e stolisur por edhe për masakrat, padrejtësitë që kanë bërë në popull, perversitetet dhe imoralitete në familjet e tyre.
Profeti Muhamed a.s, shokët e tij dhe sunduesit e drejtë që e pasuan, nuk e kanë lejuar dhe përdorur artin figurativ si propagandë. Sot, ne mundohemi ti përfytyrojmë ata në bazë të udhëheqjes së drejtë që kanë bërë dhe moraleve të larta që kanë pasur, i përfytyrojmë në bazë të shembullit të lartë të mirë që lanë për njerëzinë…
 
 
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit