0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Përdhoset Hamami i Prizrenit – përgjegjësit duhet të futen në burg!

Më të lexuarat

Njëra nga bukuritë dhe njëri ndër objektet me të cilat edhe identifikohet qyteti i Prizrenit, është edhe Hamami i këtij qyteti.

Mirëpo, siç duket ky hamam nuk do të këtë hijeshinë me të cilën ishte dalluar deri vonë. Restaurimet në këtë monument të kulturës, të cilat janë bërë pa shije, e kanë shëmtuar pamjen e këtij objekti qindravjeçar.

Në rrjetet sociale, po qarkullojnë disa fotografi të cilat tregojnë pamjen e hamamit, para dhe pas fillimit te renovimit, shumë qytetarë dhe figura publike e kanë shprehur indinjatën e thellë me pamjen e re të Hamamit.

Madje sipas analistëve, ekspertëve e qytatarëve, jo vetëm se që nuk do të ndodhte diçka e tillë, por ata që e kanë bërë këtë gjë, duhet të japin llogari dhe të ndëshkohen. Dhe ndëshkimi më i mirë sipas tyre, do të ishte burgosja.

Artisti Hektor Gjurgjiali, i cili është i profilizuar në fushën e arkitekturës, i indinjuar ka thënë për Telegrafin se ajo çfarë ka parë nëpër rrjetet sociale është tepër shqetësuese.

Sipas tij, ai si prizrenas ndihet tepër keq për “dëmtimin që po i ndodh këtij monumenti të kulturës”, duke shtuar “se nuk e kupton se si me kaq lehtësi shkatërrohet një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore”.

“Unë mendoj se ai arkitekt që e ka propozuar këtë fasadim, dhe ai që e ka pranuar punën, duhet që të burgosen, për këtë përdhosje të këtij objekti. Kjo është si me marrë pikturën e Monalizës edhe me shkarravitë në të. Unë dyshoj se një ditë personat me një mendësi të tillë, kanë me fillu edhe në kalanë e Prizrenit me fut termoizolim, me i bo dritaret e aluminit, duke shkatërruar kështu çdo monument të kulturës”, ka thënë Gjurgjiali.

Në anën tjetër, kanë reaguar edhe njerëz të medies kosovare, duke shprehur keqardhje për pamjen e re të hamamit.

Publicisti Adriatik Kelmendi, për ngjarjen në fjalë, shkruan: “Kur mungon llogaridhënia dhe ndëshkimi, mund të bëhet edhe kësi krimi!. Idiotësia s’kishte kufij”.

E analisti Arben Ahmeti, i cili është prizrenas, ka shkruar “O vendi im”, duke treguar trishtimin e tij, për pamjen e re të hamamit.

Ndërsa, qytetarë tjerë, duke e komentuar këtë akt, kanë shkruar: “Duhet mi shti në burg pa të drejt gjykimi, as kurrfarë të drejt njerëzore. Këta nuk janë njerëz, PIKË”.

Një qytetar tjetër i mllefosur, ka theksuar “që kjo është e njëjtë sikurse shtyllat e koloseumit me i mbështjell me alokobond-alumin.

“Pak është burgu!”, shkruar edhe një tjetër.

“Kjo është njëjtë sikur me ngjyros ndonjë afresk të Michelangelos me ngjyrë të bardh… Më vjen shumë keq”, ka shkruar një tjetër.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit