3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Perceptimi-njohja është fillimi i ndryshimit

Më të lexuarat

Pasi t’i perceptosh aftësitë e tua të pakufishme, pasi ta pranosh vetveten tënde plotësisht, ashtu siç është, dhe atëherë të vendosësh që t’i përdorësh aftësitë e tua të pakufishme dhe të jetosh i lumtur, për një rezultat real, ky vendim duhet të jetë vërtetë një vendim i prerë.

Një zonjë që quhej Joana, punonte në kompaninë time si drejtoreshë e marketingut, në një nga hotelet e mëdha në Montreal.

Sa herë që ndokush e pyeste se si je, ajo përgjigjej gjithmonë me një përgjigje të çuditshme, duke thënë: “Për mrekulli!”

Askush nuk mund ta bënte ta ndryshonte këtë shprehje. Kur e pyeta se pse përgjigjej gjithnjë kështu, ajo më tha: Në mëngjes, kur isha në shtëpi, unë isha “për mrekulli”, dhe po ashtu, kur të kthehem në shtëpi, do të kthehem duke qenë “për mrekulli”… do të vazhdoj të jem “për mrekulli”, edhe në rrugë “për mrekulli”, e çfarë do që të thonë të tjerët, unë përsëri jam “për mrekulli”, sepse unë jam e mrekullueshme… Dhe në fakt, rezultatet e punës së saj ishin ndër më të fuqishmet që kam parë në jetën time. Ajo ishte një drejtoreshë e mrekullueshme marketingu, ishte mjaft inteligjente, dhe shitjet e saj ishin në një masë shumë të madhe. Sa herë që dilte, gjithmonë kthehej me diçka të re, tamam si ai që del për të zënë peshk.

Tregohet me dy persona që kishin dalë për të zënë peshk, e njëri po arrinte të zinte, ndërsa tjetri jo. Ai që nuk po zinte gjë, vinte një luleshtry dhe në grep, dhe e gjuante për peshqit, ndërsa tjetri vinte krimba në grep dhe i hidhte në ujë. Ai që nuk po zinte gjë, e pyeti tjetrin:

-Si peshkon ti?…
Me krimba. – ia ktheu ai.
-Po pse kështu? -e pyeti ai.
– Sepse peshqve u pëlqejnë krimbat-i tha ky.

Pastaj ky tjetri e pyeti:

– Po ti me çfarë peshkon?
– Me luleshtrydhe.- u përgjigj ai.
– Po pse kështu?- e pyeti ky.
– Sepse mua më pëlqejnë luleshtrydhet- i tha ai.

Atëherë ky i tha: -Ti s’ke për të ngrënë peshk sot. Duhet të peshkosh me çfarë pëlqejnë peshqit, jo me çfarë të pëlqen ty.

Gjithashtu edhe ti, duhet t’u japësh njerëzve atë që duan ata, jo çfarë të pëlqen ty.

Edhe kjo zonjë, Joana, e dinte se si t’i zbulonte shijet dhe kërkesat e njerëzve, dhe nëpërmjet kësaj, ajo arrinte të kishte sukses. Prandaj edhe thoshte që: “Unë jam e mrekullueshme, dhe as kush nuk mundet ta ndryshojë këtë.”

Në fakt, secili prej nesh duhet të thotë: Unë jam i mrekullueshëm falë Zotit, sepse Zoti më ka krijuar të mrekullueshëm, më ka krijuar në mënyrën më të përsosur, dhe unë duhet ta di këtë!… Duhet të eci në tokë pa mendjemadhësi, dhe t’i ndihmoj njerëzit sa të kem mundësi!

Dhe tani, do ta përsëritim bashkë edhe një herë tjetër: Gjëja e parë është “njohja-perceptimi i aftësive të tua të pakufishme”, pastaj vjen “pranimi i plotë i vetvetes” ashtu siç ti je, dhe pastaj “vendimi i prerë” për t’i përdorur që tani aftësitë e tua, e të mos humbasësh kohë me fjalë të kota… të mos e humbasësh kohën me “tre vrasësit” që janë: fajësimi, kritikimi dhe krahasimi…

Sa më shumë që i përdorë këto të tria, aq më të forta bëhen ato, dhe si rezultat, koha jote humbet së koti. Prandaj, në vend që ta humbasësh kohën duke fajësuar, përdore atë kohë për veprim pozitiv… dhe në vend që ta harxhosh kohën duke bërë krahasime, bëhu pra ti më i miri, dhe në vend që ta kalosh kohën duke kritikuar, pranoji njerëzit ashtu siç janë, dhe përpiqu ta ndryshosh sjelljen tënde, sepse ndoshta aty fshihet çelësi i zgjidhjes së çdo problemi./EkonomiaIslame/

Dr. Ibrahim el-Fekij
Zgjoji aftësitë dhe ndërto të ardhmen tënde

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit