1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Për zhvillimin e Kosovës duhen disa dekada

Më të lexuarat

Kosovës i duhen disa dekada angazhim që të arrijë zhvillimin e mirëfilltë socio-ekonomik, por për të arritur deri aty puna duhet të nisë që sot, është thënë të martën në Prizren në konferencën e përbashkët për zhvillimin socio-ekonomik të vendit, organizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Banka Botërore.
 
Përfaqësuesit e këtyre institucioneve janë pajtuar se duhet një bashkërenditje në mes tyre që të sinkronizohen politikat e ekzekutivit kosovar me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të Bankës Botërore, në mënyrë që të arrihen rezultate më të qëndrueshme për zhvillimin ekonomik.
 
Me këtë rast kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pranuar se për përmirësimin e gjendjes në vend duhen hapur vende të punës për cdo ditë, në mënyrë që qytetarët të kenë shpresë.
 
“Vetë fakti që sot jemi ulur në këtë përbërje dhe po mundohemi që maksimalisht t’i sinkronizojmë qëndrimet dhe aktivitetet tona flet se ne nuk kemi kohë me prit, jo vetëm dekada por s’kemi kohë me prit asnjë ditë. Ne duhet çdo ditë të hapim vende të reja të punës dhe të krijojmë perspektivë për qytetarët tanë. Është një fakt që nuk mund të mohohet se ne kemi ngecur në zhvillimin ekonomik, sepse kemi pas një periudhë të dezinvestimeve, të luftës, kemi trashëguar një gjendje të rëndë, por është e domosdoshme që tani të fokusohemi në cështjet zhvillimore”, ka thënë Mustafa, duke konfirmuar se për Qeverinë rëndësi themelore kanë rritja ekonomike dhe punësimi.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit