4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Për vdekjen e besimtarit qan toka dhe qielli

Më të lexuarat

Daud bin Kajs ka thënë: Kam dëgjuar Ibën Kab-in të thotë: “Me të vërtetë toka vajton për njeriun dhe vajton nga njeriu. Vajton për atë që ka punuar në bindje ndaj Allahut mbi sipërfaqen e saj. Po ashtu vajton nga ai që ka punuar mëkate ndaj Allahut mbi sipërfaqen e saj dhe e ka rënduar atë. Pastaj lexoi: “Nuk i vajtoi ata as qielli, as Toka, as nuk iu dha afat atyre.” Ed-Dukhan, 29

“El-Hiljeh” vëll. 3

Muxhahidi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Nuk vdes besimtari veçse vajtonpër të qielli dhe toka dyzet mëngjese”.

Tha: I thashë atij: A vajton toka?!

Tha: “A po habitesh? Cfarë ka toka që mos të vajtojë për personin që ka kryer mbi të rukunë dhe sexhdet?

Cfarë ka qielli që mos të vajtojë për njeriun që tekbiri dhe tesbihu i tij në të ka qenë si zhurma (tingujt) e bletës?” “Tefsiri i Ibën Kethirit” vëll. 4

Ataau el-Kharasanij ka thënë: “Nuk ka ndonjë që i bën sexhde Allahut në një vend prej vendeve të tokës veçse ajo do të dëshmojë për të ditën e Kiametit dhe do vajtoj ditën kur ai të vdes”. “El-Menthur” vëll. 7

Imam Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!) është pyetur: Cili është komentimi i fjalës së Allahut të Madhëruar: “Nuk i vajtoi ata as qielli, as Toka, as nuk iu dha afat atyre.” Ed-Dukhan, 29?

U përgjigj: Dijetarët kanë përmendur në lidhje me këtë se ata (jobesimtarët) nuk kanë pasur vepra të mira. Ndërsa qielli dhe toka vajtojnë kur humbasin (nuk veprohen) veprat e mira nga njerëzit e mirë. Përsa i përket atyre (jobesimtarëve) ata nuk kanë vepra që u ngrihen në qiell. Prandaj qielli dhe toka nuk vajtojnë për ta për shkak të mungesës së veprave të tyre të mira. Lusim Allahun për falje!

“Fetaua nurun ala ed-derb”

Përktheu Unejs Sheme

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit