Pirja e duhanit vazhdon të mbetet një ‘trend’ dhe të mos ulet me kalimin e kohës. Çdo vit rreth 16 milionë njerëz vuajnë nga probleme serioze shëndetësore që vijnë si pasojë e pirjes normale të duhanit. Ju mund të përpiqeni të lini duhanin ose të reduktoni numrin e cigareve çdo ditë, por heqja dorë prej tyre është shumë e vështirë.
Megjithatë, ka një pije që përgatitet shpejt dhe me lehtësi dhe pastron të gjitha toksinat e ngjitura në mushkëritë tuaja. Për të përgatitur këtë përzierje ju duhen vetëm 3 përbërës shumë të dobishëm: qepë, turmerik dhe xhenxhefil.
Ky ilaç funksionon më së miri sepse turmeriku ofron rreth 600 përfitime shëndetësore për trupin. Ai mbron trupin nga bakteret, kanceri dhe infeksionet e vazhdueshme virale që përsëriten. Xhenxhefili është veçanërisht i dobishëm për problemet e stomakut, por përfitimet e tij janë të shumta kur është fjala për heqjen e mukusit nga mushkëritë.
Qepa pasuron pijen me vetitë e saj antioksiduese. Ajo luton në mënyrë aktive qelizat e kancerit dhe parandalon rritjen dhe shumëzimin e tyre.
Përbërësit:
2 lugë gjelle turmerik
200 gram qepë
1 majë luge çaji xhenxhefil i freskët
400 gram shurup
1 litër ujë
Metoda e përgatitjes:
Miksoni shurupin me ujin në një enë mesatare dhe vendosini në zjarr të vlojnë. Shtoni më pas qepën e grirë dhe xhenxhefilin. Ulni temepraturën e vlimit dhe hidhni më pas shafranin e Indisë. Lërini të vlojnë sëbashku.
Prisni derisa gjysma e përzierjes të reduktohet. Hidhni pjesën e mbetur në një tas qelqi dhe mbulojeni me kapak. Vendoseni në frigorifer të ftohet. Doza e rekomanduar ditore është 2 lugë gjelle. Pijeni në mëngjes dhe në mbrëmje dhe mund të hani 2 orë më vonë.