-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Për shkelje disiplinore inspektorët shqiptar largohen nga puna

Më të lexuarat

Sipas I.I. në bazë ligjit për marrëdhënie pune dhe marrëveshjen kolektive, vendimi për largimin e tij në asnjë pikë nuk përputhet me marrëveshjen kolektive.
 
Dy inspektorë policor, shqiptarë, manovnga Sektori për punë të brendshme Kuë janë larguar nga vendi i punës me arsyetimin se kanë bërë shkelje disiplinore. Sipas dy ish inspektorëve, I.I. dhe T.I, largimi i tyre është përgatit që moti, sepse është i pa arsyeshëm largimi për shkelje disiplinore në rast se nuk ka ndonjë padi penale, raporton gazeta “Lajm”
 
Redaksia e gazetës “Lajm” ka kontaktuar me zëdhënësin e Ministrisë për punë të brendshme, Ivo Kotevskin. Ai ka vërtetuar atë që është shkruar në vendimin për largimin e punës. Në pyetjen tonë se si është e mundshme për shkelje disiplinore të largohen nga puna, ai thotë se në raste kur shkelja disiplinore është e madhe mund të sanksionohen edhe me largim nga puna.
 
“Nvaret nga serioziteti i shkeljes së rregullave disiplinore. Ka lloje të ndryshme të sanksioneve, prej më të voglave deri të ata që janë më të mëdha. Për shembull, edhe për tre ditë mosparaqitje në punë sanksionohen me largim nga puna”, ka thënë për “Lajm” Kotevski.
 
Në vendim thuhet se: “… iu ndërpritet marrëveshja e punës për shkak shkeljes së punës disiplinore”. Ish inspektori policor 
 
Nga ana tjetër I.I thotë për “Lajm” se arsyetimin që e kanë bë ata me na largu prej pune krejt munden me i largu prej pune.
 
“Neve, të dy kolegëve na kanë përjashtuar në bazë të masave disiplinore, ne nuk kemi ndonjë padi penale në gjyq që kemi shkel ndonjë ligj ose kemi bë ndonjë lëshim në punë donë të thotë kjo është përgatit prej përpara. Neve fatkeqësisht nuk ka kush me na mbrojt, e kemi zëvendësin e shefit të policisë shqiptar por kot. Me masa disiplinore ndaj neve kanë nisë që para dy viteve. Me këtë vendim që neve na kanë largu nga puna, lirisht mund të them se gjithë të punësuarit munden me i nxjerr prej pune”, thotë I.I. Sipas I.I. në bazë ligjit për marrëdhënie pune dhe marrëveshjen kolektive, vendimi për largimin e tij në asnjë pikë nuk përputhet me marrëveshjen kolektive
 
T.I. për “Lajm” pohon se dosjet e tyre janë hap prej kur ka ardhur shefi i ri, nga viti 2012.  “Disa që kemi qenë më të zëshëm aty, në aspektin se nuk jemi pajtuar me politikën që ai ka aplikuar. Ne zakonisht dalim gjithë shqiptarët kolegët bashkë për kafe, në një mbledhje shefi po na thotë se shqiptarët po ankohen prej juve se nuk jeni duke punuar. Neve shqiptarëve na vjen puna  të shkojmë në Staro Nagoriç ndonjëherë deri në Kriva Pallank, por kur i vjen puna e me të shkojmë në rrethinën e Likovës,  ata na thonë “shkoni Ju”, se ju jeni të atij rrethi, ju mundeni ta kryeni atë punë”. Ngadalë tash, unë kur po duhet të shkoj në Nagoriç, a jam i atij terreni?! Kështu lindnin mosmarrëveshje edhe vazhdonte me masa disiplinore, dhe gjithë këto i ka përmend në vendimin për largimin tonë. Për çdo masë disiplinore që e kemi pas, nuk kishim as ku të ankohemi, gjithë krerët e sektorit janë emëruar nga shefi i policisë, thekson për “Lajm” T.I.
 
Edhe I.I. ka folur për raportet me shefin e ri policor në SPB. “Për masat disiplinore që na kanë dhënë, unë ia kam paguar atij, 3 600 denarë në muaj kam paguar, 24 muaj ai më ka dënuar për diçka që nuk e mbanë në mend historia. Kur ia kemi treguar avokatit punën dhe dokumentet ai na ka thënë se kjo qenka non sens, po edhe na ka kujtuar se duhet ta dimë se ku jemi duke jetuar, duke na bërë me dije se duhet me prani çdo vendim”.
 
Sektori i punëve të brendshme të Kumanovës, prej vitit 2013 në çdo tre muaj ka pas dënime më të mëdha në raport me sektoret tjera , se me çfarë direktivë janë bërë ajo është punë tjetër, thonë për “Lajm” inspektorët e larguar nga puna.
 
Inspektorët lëndën e kanë dërguar në gjyq sepse komisioni i shkallës së parë vetëm ka vërtetuar vendimin për largim nga puna. Duke u bazuar në aferën e përgjimeve inspektorët nuk kanë besim në institucionet dhe lënë të hapur dyshimet se ky akt është i me direktiva prej “lart”./lajmpress/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit