3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Për shkak të një prone vrau vëllanë në Lipjan

Më të lexuarat

Problemet pronësore ndërmjet vëllezërve kanë përfunduar me vrasjen e Mali Gashit në Lipjan. I dyshuari është në arrati dhe ende nuk është arrestuar.

I dyshuari kishte vrarë një person edhe më parë ku kishte mbajtur 13 vjet burg.

Mësohet se dorasi, 58 vjeç kishte ardhur për pushime nga Franca ditë më parë.

Vëllezërit Gashi tash e sa kohë kishin mosmarrëveshje rreth një prone.

“I ndjeri ishte shume i urte si person, ndërkaq vëllai ky që e ka vrarë e pati vrarë edhe një fqinjë tonin vite më parë, për të cilin e ka vuajtur dënimin 13 vite. Aq sa kemi dëgjuar ata kanë pasur konflikt për tokë me këtë vëllain që ka ardhë prej Francës, jemi tronditë edhe ne kur kemi dëgjuar se e ka vrarë vëllauin”, ka thënë në kushte anonimiteti njëri nga banorët e këtij fshati.

E pas vrasjes së vëllait, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa të Francës. Familja thonë se nuk e di se ku është ai.

Për këtë rast, hetime tashmë është duke bërë policia dhe prokuroria e Kosovës.

Ymer Beka, ka thënë se i dyshuari ka ardhur nga Franca për pushime.

Tutje ai sqaron se kanë njoftuar edhe aeroportin pasi që i dyshuari mund të dal jashtë vendit.

“Ne kemi kryer të gjitha obligimet, kemi kontaktuar edhe me aeroportin pasi që i dyshuari është në arrati dhe mund të dalë jashtë vendit”, ka thënë Beka.

Tutje, sipas policisë, nga vendi i ngjarjes ku u krye vrasja si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 9mm. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Viktima kishte qenë i martuar dhe ka lënë pas 4 fëmijë, dy vajza dhe dy djem.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit