1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Për shkak të jo profesionalizmit, vdes një grua në Tetovë pas lindjes, mjeku është suspenduar

Më të lexuarat

Një grua tridhjetë e tri vjeçare nga Tetova ka ndërruar jetë për shkak të kryerjes jo profesionale të lindjes nga ana e mjekëve në spitalin e Tetovës, ndërsa fëmiu gjendet në situatë kritike, akuzon familja.

Për rastin po udhëhiqet një hetim, ndërsa gjinekologu që e ka kryer intervenimin është suspenduar nga puna derisa të kryhet hetimi.

Natën midis 19 dhe 20 gushtit në repartin e gjinekologjisë në spitalin e Tetovës ka ndodhur një dramë e vërtet. Lindja cezariane e V.K. ka nisur në orën 21 ndërsa ka zgjatur deri në mesnatë, por për shkak të gjakderdhjes së shumtë dhe komplikime në orën 3 të mëngjesit është kryer edhe një operacion.

Për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore në të cilën ka rënë gruaja e re, është dërguar në klinikat e Shkupit të KARIL, ku në orën 8 të mëngjesit përsëri është operuar.

Gruaja ka vdekur pas disa ditëve të kaluara në aparate për frymëmarrje, ndërsa fëmiu qysh ditën e nesërme pas lindjes është dërguar në Klinikën për sëmundjet e fëmijëve ku gjendet në një situatë kritike.

Familja e gruas së vdekur menjëherë rastin e kanë paraqitur në polici, ndërsa prokuroria ka ngritur një hetim.

Gjinekologu i cili e ka kryer operacionin e gruas së re përkohësisht është suspenduar nga puna derisa të kryhet hetimi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit