Një sahabij (shok i Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) e pa një çun rreth moshës 12 vjeçare duke falur namazin me plotë sinqeritet dhe kujdes të posaçëm.
Pasi e përfundoi namazin sahabiu e pyeti:
– Bir i kujt je?
– Jam jetim – u përgjigj çuni.
– A pranon që të bëhesh djali im? – e pyeti sahabiu.
– A më ushqen nëse më kaplon uria? – e pyeti çuni.
– Po – iu përgjigj sahabiu.
– A më veshmbath nëse mbetem zhveshur dhe zbathur? – pyeti përsëri çuni.
– Po – iu përgjigj sahabiu.
– A më ringjallë nëse vdes? – pyeti çuni i vogël.
– Për një gjë të tillë s’jam kompetent – u përgjigj sahabiu duke u çuditur në pyetjet e tij, e sidomos në këtë të fundit.
– Atëherë – i tha çuni i vendosur – më lerë t’i drejtohem Atij, i Cili më krijoi, më ushqen, më veshmbath, më merr shpirtin dhe së fundi më ringjall.
U largua sahabiu duke thënë: “Për Zotin xhel-le shanuhu ka shpëtuar ky çun. Çdokush që mbështetet sinqerisht te Allahu subhanehu ve teala do t’i mjaftojë atij”!
Përgatiti: Bahri Curri