Në bazë të shumë hulumtimeve të hulumtuesve holandezë është konstatuar që personat të cilët hanë më shumë se 200 gramë peshk në javë kanë më shumë shanse për të ruajtur funksionin e trurit dhe mund të krenohen me kujtesë më të mirë.
Peshku ndihmon funksionet trunore “duke i ushqyer” me yndyra të shëndetshme, të cilat ndihmojnë luftën kundër përbërësve nga ushqimet të cilat rrezikojnë shëndetin e zemrës, enëve të gjakut dhe trurit.
Punë më të dobët të trurit shkaktojnë ushqimet si margarina, gjalpi dhe djathërat me yndyrë. Ekspertët pohojnë që yndyrat e këqija i kontribuojnë bllokimit të artereve dhe që dobësimi i funksioneve të trurit me siguri është pasojë e dëmtimit të enëve të gjakut në tru.
Ekspertët shpesh theksojnë edhe faktin që mishi i peshkut, përveç acideve yndyrore omega-3, përmban dhe antioksidantë që mbrojnë trurin, prej të cilëve më efektiv është seleni.kohaislame