Tribunali i Hagës, që nga themelimi ka dënuar 89 njerëz me 1380 vjet në burg. Shumicën e tyre e përbëjnë serbët, që janë dënuar me 1125 vjet burg, derisa të tjerët me 225 vjet.
Avokati kroat Zeljko Olujic thotë se Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë është gjyq politik i cili ka dënuar në përputhje me qëndrimet politike. Sipas tij, Tribunali në fillim ka thënë se serbët janë më fajtorët, e pastaj dolën kroatët dhe të gjithë të tjerët.
Ai shton se në rezultatet e gjykimeve kanë ndikuar edhe gjykatësit nga tërë bota, të cilët nuk kanë njohur mirë specifikat e ish-Jugosllavisë, ndërsa gjykimi është vështirësuar edhe nga distanca nga vendi i krimit dhe gjuha zyrtare të gjykatës.
Avokati kroat Ante Nobilo, i cili përfaqësonte gjeneralin e Tihomir Baskic, ka thënë se mund të gjenden 101 vërejtje për Tribunalin.
“Tribunali i Hagës u nis nga vlerësimet e CIA-së se serbët ishin fajtorë me 70 për qind, kroatët me 20 për qind, boshnjakët me 10 për qind, kështu që e kanë ruajtur balancën… Serbët e kanë bërë luftën në Kroaci e Bosnje përmes shteteve marioneta, kështu që përgjegjësia më e madhe bie tek ta”, thotë Nobilo.
Nga 89 të dënuar, me gjithsej 1380 vjet burg, të dënuar janë:
67 serbë, me 1125 godina vjet burg;
14 kroatë, me 183 vjet burg;
5 boshnjakë, me 41 vjet burg;
2 shqiptarë, me 19 vjet burg;
1 maqedonas, me 12 vjet burg.kohaislame