Një dhëndër dhe nusja e tij vendosën që të festojnë ditën e martesës duke ftuar 4 mijë refugjatë sirianë në ditën e madhe.
Dasma e Fethullah Uzumcuoglu dhe Esra Polat po bën xhiron e rrjetit.
Çifti turk u martua në qytetin Kilis.
Por ushqimin që ishte menduar për dasmë vendosi ta ofrojë për familjet e zhvendosura nga konflikti në Siri, që jetojnë në varfëri në kampet e refugjatëve në Turqi.
Idenë për këtë bujari e dha babai i dhëndrit, Aliu.