Me iniciativë të një Prokurori në Prokurorinë Themelore të Ferizajt, Departamenti për të Mitur, sot në Komunën e Shtimes është arrestuar një person (mësimdhënës) i një shkolle fillore të kësaj Komune, njofton kumtesa nga Prokuroria e Prishtinë.
Ky person është arrestuar për dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjet nga neni 235 paragrafi 4, nën paragrafi 4.9.
Arrestimit të këtij personi i kanë paraprirë hetimet e bëra nga Prokurori i këtij rasti dhe një ekipi hetimor nga Policia e Kosovës-Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë./koha