2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Për katër vjet, mbi 50 vdekje në vendin e punës

Më të lexuarat

Bazuar në të dhënat e institucioneve zyrtare, në vitin 2012 janë shënuar 17 raste të vdekjeve në vendin e punës për shkak të mungesës së kushteve. Kjo ka ndodhur në sektorin e ndërtimtarisë.
Gjithashtu me vdekje kanë rezultuar 17 punëtorë edhe në vitin 2013, ndërsa në vitin 2015 kane vdekur 9 punëtorë dhe të lënduar kanë qenë 45 të tjerë. I ngjashëm ishte edhe viti 2014, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Lidhur me këto të dhëna është diskutuar mbrëmë në emisionin “Ekonomia me Erëzën”, me Basri Ibrahimin, kryeinspektor i Punës.

Ibrahimi nuk ka përmendur decidivisht nëse është ndëshkuar ndonjë kompani private për shkak të mos sigurimit të kushteve për punë. Ka thënë se Inspektorati nuk bën publik emrat e kompanive që gjobiten.

“Gjobat ne nuk i ndajmë. Siguria dhe shëndeti janë të përbashkëta dhe për këtë janë shqiptuar 194 gjoba. Ne i kemi identifikuar dhe në muajt e verës kur ndërtimtaria ka punë më së shumti inspektohen enkas kompanitë e ndërtimit”, ka thënë Ibrahimi.

Kryeinspektori Ibrahimi ka vlerësuar se mungesa e kushteve për punë është shkelja nga kompanitë private.

“Më e rëndësishme është shëndeti dhe siguria në punë sesa Ligji i Punës. Mund të punosh me ose pa kontratë. E merr kontratën një muaj më vonesë ose dy, por nuk ndryshon ndonjë gjë. Por të ndodhë ndonjë aksident ose lëndim në punë, i cili përfundon me vdekje ose invaliditet, është më e rënda”, ka deklaruar Ibrahimi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit