3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Për katër muaj importohen mbi 300 mijë kilogramë hurma për Ramazan në Kosovë

Më të lexuarat

Gjatë 30 ditëve të muajit të ramazanit, pothuajse asnjë familje myslimane nuk ulet në sofër për të bërë iftar pa pasur edhe hurma. Ky është ushqimi i parë që hahet për të përfunduar agjërimin tradicionalisht.

E ky frutë nuk mungon as në tryezat e kosovarëve. Madje, vetëm që ta kenë nëpër sofrat e tyre gjatë iftarit, ata shpenzojnë me miliona euro për çdo vit.

Vetëm në katër muaj e parë të këtij viti, në vend kanë hyrë rreth 300 mijë kilogramë hurma për të cilave janë shpenzuar më shumë se 400 mijë euro.

Gjithë kjo sipas statistikave për importin e ëmbëlsirave në përgjithësi të siguruara nga Dogana e Kosovës.

Sipas të dhënave të Doganës, kosovarët kanë shpenzuar rreth 2 milionë e 500 mijë euro vetëm për të blerë hurma në tri vitet e fundit.

Por, përveç për hurma, me mijëra euro janë shpenzuar edhe për importin e çokollatës së bardhë, karameleve e ëmbëlsirave të tjera.

Për importin e gjithë këtyre produkteve vetëm këtë vit janë shpenzuar rreth 3 milionë euro. Ndërkohë, shuma e parave të cilat janë derdhur vetëm për të blerë këto produkte në tri vitet e fundit shkon në rreth 30 milionë euro.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit