-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Për herë të parë në Kosovë, të burgosurit mund të komunikojnë me “Skype”

Më të lexuarat

Nga sot për herë të parë në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, ka nisur aplikimi i komunikimit virtual me Skype, ndërmjet të dënuarve dhe familjarëve të tyre, transmeton Telegrafi.

Kështu ka bërë të ditur, Shërbimi Korrektues i Kosovës nëpërmjet një komunikate dërguar mediave.

“Nga sot për herë të parë në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, ka nisur aplikimi i komunikimit virtual me Skype, ndërmjet të dënuarve dhe familjarëve të tyre.
Në bashkëpunim dhe mirëkuptim në mes të Drejtorisë Qendrore të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Qendrës Korrektuese në Smrekonicë, të dënuarve dhe familjarëve të tyre, është rënë dakord që të aplikohet komunikimi virtual Skype.

Të dënuarit, fillimisht do të bëjnë kërkesë për qasje në komunikim virtual, kërkese kjo e cila shqyrtohet nga Komisioni Multidisiplinor, i cili i rekomandon drejtorit të institucionit të lejojë ose të refuzojë kërkesën.

Qendra tash e tutje do të posedojë Dhomën e Komunikimit Virtual, e cila është e pajisur me laptop dhe pajisje të tjera që do ta mundësojnë komunikimin e të burgosurve me familjarët e tyre.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit