Rreth 30,000 njerëz u mblodhën në një iftar në Derbent, një qyteti që konsiderohet si më i vjetri në Rusi.
Përveç banorëve të qytetit të dytë më të madh në Dagestan, ngjarja u ndoq nga shkencëtarë, teologët, kryetarët e komunave, përfaqësues të ministrive dhe departamenteve, atletë të famshme, figura publike dhe fetare, njoftoi shërbimi për shtyp i Myftiut të Dagestanit.
Ahmad Kakhayev, Zv/Myftiu, foli për pjesëmarrësit e shumtë në këtë iftar.
“Ky është iftari më i madh në historinë e gjatë të qytetit të Derbentit. Të dashur miq, unë dua të përgëzoj sinqerisht. Një iftar i tillë na jep unitet, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike apo fetare”, tha ai. /tesheshi.com/