0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Për çfarë duhet të themi “InshaAllah”?

Më të lexuarat

Pyetje:

Cilat janë ato gjëra për të cilat duhet të themi InnshaAllah (në dashtë Allahu), e për cilat nuk duhet të themi?

***

Përgjigje:

Shejh Ibn Uthejmini Allahu e mëshiroftë: Për çdo gjë të ardhme është më mirë të thuash InnshaAllah, në dashtë Allahu, sepse Allahu i Lartësuar ka thënë: “Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje: “Unë do ta bëj këtë nesër!” Vetëm (nëse i shton): “Në dashtë Allahu!” (el-Kehf 23-24)

Ndërsa për gjërat e kaluara nuk thuhet “Në dashtë Allahu”, përveçse kur dëshiron të tregojë shkakun, d.m.th, dëshiron të tregojë se kjo ndodhi me lejen e Allahut. Kur dikush pasi falet thotë: “U fala innshaAllah” dhe ka për qëllim se e ka kryer namazin, me këtë nuk ka bërë mirë, sepse ai është falur tashmë.

Mirëpo, nëse ka për qëllim shpresën e tij që t’i pranohet ai namaz, atëherë i lejohet të përdorë fjalën innshaAllah, sepse ai nuk e di, a e ka namazin të pranuar tek Allahu apo jo.

(Kushtet e fesë, fq. 79)

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit