Regjimi sionist që fillimi i Intifadës së dytë të popullit të Palestinës e deri me tani për çdo vit ka vrarë 115 fëmijë palestinezë.
Gazeta angleze “Indipetente” duke u mbështetur në raportin e organizatave ndërkombëtare për mbështetjen e fëmijëve, ka shkruar: Prej vitit 2000 do të thotë që nga koha kur ka filluar intifada e dytë e popullit të Palestinës, ushtarët e regjimit sionist kanë vrarë 1381 fëmijë palestinezë që mesatarisht kjo shifër i bie të jetë 115 fëmijë palestinezë të vrarë për çdo vit. Vrasja e fëmijëve dhe të grave gjithnjë ka qenë pjesë kryesore e politikave të regjimit sionist që nga pushtimi i territoreve të Palestinës në vitin 1948 e deri me tani. Operacionet ushtarake të regjimit sionist kohëve të fundit që janë kryer mbi Rripin e Gazës gjithashtu kanë shkaktuar vrasjen e 167 qytetarëve palestinezë ku në mesin e tyre gjenden edhe 43 fëmijë.