Një njeri iu ankua Hasan Basriut për thatësi dhe vit jopjellor, kurse ai i tha: “BËJ SHUMË ISTIGFAR (dmth kërko shumë falje nga Allahu)!”
Një njeri tjetër iu ankua për varfëri, kurse ai i tha: “BËJ SHUMË ISTIGFAR!”
Një person i tretë kërkoi nga Hasan Basriu të bënte lutje që Allahu t’i jepte fëmijë, kurse Hasani i tha: “BËJ SHUMË ISTIGFAR dhe do të fitosh atë që po kërkon!”
Personi i katërt iu ankua se pemishtja e tij kishte pasur prodhim të dobët, edhe këtij Hasan Basriu i tha: “BËJ SHUMË ISTIGFAR!”
Të gjitha këto i dëgjoi shoku i tij Rebia bin Sabih, andaj i tha Hasan Basriut:
“Këta njerëz u ankuan për sprova dhe vuajtje të ndryshme, kurse ti të gjithëve ua rekomandove istigfarin. Pse e bëre këtë?”
Hasan Basriu u përgjigj: “Unë nuk thashë asgjë nga vetja ime. Allahu i Plotfuqishëm, në suren Nuh ka shpallur:
“Dhe ju thashë: Kërkoni falje nga Zoti i juaj, sepse, me të vërtetë, Ai është falës, i madh; – Ai do t’ju dërgojë juve shi të bollshëm, – dhe do t’ju ndihmojë me pasuri dhe me fëmijë, dhe për ju do të krijojë kopshte dhe për ju do të krijojë lumenj.” (Nuh, 10-12)
Atëherë njeriu i tha Hasan Basriut:
“Pse nuk kemi turp nga Allahu? Bëjmë mëkate, pastaj kërkojmë falje, dhe përsëri bëjmë mëkate dhe kërkojmë falje, e kështu me radhë.”
Hasan Basriu u përgjigj: “Shejtani shumë do të dëshironte që t’ju mposht kjo ndjenja e turpit, në mënyrë që të hiqni dorë nga istigfari. Por, kurrë dhe në asnjë mënyrë mos e lini istigfarin (sado shumë mëkate që të keni bërë).”
Saff; Abdusamed Nasuf Bushatliq; Përshtati: Miftar Ajdini