0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Për 44 vite, njerëzimi shkatërroi 60 për qind të kafshëve

Më të lexuarat

Brenda një periudhe prej 44 vitesh, njerëzimi ka shkatërruar 60 për qind të kafshëve në botë, tregoi një raport i Fondit Botëror për Mbrojtjen e Natyrës (WWF).

Raporti i përgatitur me kontributet e 59 shkencëtarëve të WWF-së ka treguar se në periudhën 1970-2014, njerëzit kanë shkaktuar asgjësimin e 60 për qind të kafshëve në tokë, përfshirë gjitarë, peshq dhe zvarranikë.

Gjatë përgatitjes së raportit janë analizuar 16.704 amfibë, zvarranikë, peshq, shpend dhe gjitarë, që përfaqësojnë më shumë se katër mijë specie, dhe është vërejtur se përgjatë 44 viteve, popullsia mesatare e gjallesave në këto komunitete është zvogëluar për 60 për qind.

Sipas raportit, konsumi gjithnjë e më i madh i ushqimit dhe burimeve ka shkatërruar rrjetin jetësor të ajrit të pastër, ujit dhe çdo gjëje tjetër të nevojshme për jetesë.

Shumë shkencëtarë besojnë se bota ka filluar të përjetojë zhdukjen e gjashtë masive, e para prej të cilave ishte shkaktuar nga njerëzit e parë.

Hulumtimet e tjera të kohëve të fundit kanë zbuluar se që nga lindja e qytetërimit, njerëzimi ka shkaktuar shkatërrimin e 83 për qind të gjitarëve të botës dhe gjysmën e bimëve. Siç thuhet, edhe nëse ky shkatërrim përfundon tani, do të duhen 5-7 milion vjet që natyra të riparojë vetveten.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit