Në territorin e Kosovës për 18 vite përkatësisht nga viti 1999 deri në vitin 2017 kanë ndodhur 1521 vrasje, ndërsa motivet janë të ndryshme.
Për këtë vit, që nga janari deri në këtë muaj janë shënuar 23 vrasje, 17-të prej tyre janë zbuluar. “Në vitin 2016 janë shënuar 26 raste të vrasjeve.
Kurse gjatë këtij viti deri në ketë periudhe janë shënuar 23 raste te vrasjeve, prej te cilave 17 janë zbuluar”, zyrtarët për media të policisë. Derisa në vitin 2014, numri i vrasjeve ka qenë në 10, tani ky numër gati është trefishuar. Të dhënat e policisë tregojnë se nga viti 1999 deri në vitin 2014, numri më i madh i vrasjeve ka ndodhur në Prishtinë dhe Pejë.
Policia e Kosovës për ka sqaruar se këto vrasje po shkaktohen për motive të ndryshme, duke shtuar se këto raste janë tepër shqetësuese.
“Në aspektin e parandalimit përveç Policisë duhet luajtur rolin e tyre edhe akterët tjerë të cilët kanë obligime institucionale dhe shoqërore në funksion të vetëdijesimit apo sensibilizimit të shoqërisë lidhur me pasojat që mund të vijnë nga veprimet e kundërligjshme në përgjithësi”, thuhet në përgjigjen e tyre, shkruan aktuale.mk.
Policia thekson se ka ndërmarr veprime për parandalimin e tyre qoftë përmes operacioneve policore për konfiskimin e armëve ilegale dhe fushatave të ndryshme vetëdijesimi për të gjitha aktivitetet e kundërligjshme.