Në një artikull të gazetës The Washington Post thuhet se Pentagoni, Departamenti amerikan i Mbrojtjes, ka një plan ambicioz, për krijimin e një rrjeti zbulimi, i cili do të ishte në rivalitet me Agjencinë amerikane të Zbulimit, CIA-n, përsa i përket numrit të punonjësve.
Në artilull thuhet se ky projekt synon transformimin e Agjencisë së Zbulimit për Mbrojtjen, DIA, një një shërbim spiunazhi të përqëndruar tek kërcënimet e ndryshme ndaj vendit, në bashkëpunim të ngushtë me CIA-n dhe me njësitë ushtarake elitë.
Sipas gazetës “The Washington Post”, agjencia DIA pritet të zgjerohet në mbarë botën, ku mendohet të ketë rreth 1 mijë e 600 të punësuar që mbledhin të dhëna zbulimi. Në artikull thuhet se ky numër është i paprecedent për një agjenci zbulimi. Në këtë shifër përfshihen edhe ushtarakë dhe persona të tjerë që kryejnë punë sekrete.