Patrick Shanahan, në detyrën e sekretarit amerikan të Mbrojtjes ka miratuar përdorimin e 1 miliard dollarëve nga buxheti i Departamentit të Mbrojtjes (Pentagoni) për ndërtimin e murit që presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka planifikuar të ndërtojë në kufi me Meksikën.
Në një deklaratë me shkrim nga Pentagoni thuhet se Shanahan ka ngarkuar me detyrë Komandën e fortifikimit të forcave tokësore të ushtrisë amerikane për planifikimin e mbështetjes prej 1 miliardë dollarë në lidhje me punimet për sigurinë kufitare të njësive të Departamentit të sigurisë së brendshme dhe njësisë për ruajtjen e kufirit dhe doganave.
“Ky fond, në kuadrin e situatës emergjente kombëtare të shpallur më 15 shkurt në lidhje me kufirin jugor të SHBA-ve, do të përdoret për kangjellat e hekurit që do të ndërtohen në një gjatësi prej 57 miljesh (92 kilometra) në pjesën kufitare Yuma dhe El Paso me një lartësi 18 feet (5.5 metra) si dhe do të përdoren për qëllimin e mirëmbajtjes dhe ndriçimin e rrugëve në rajon”, thuhet në deklaratë.
Në buxhetin e Pentagonit të paraqitur në Kongres javë më parë ishte ndarë një fond prej 9.2 miliardë dollarësh për “fondin e situatave emergjente” ku është përfshirë edhe muri që do të ndërtohet në kufi me Meksikën.