4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Pensioni s’e ngop me bukë, 77 vjeç taksist

Më të lexuarat

Me gjashtëdhjetë euro pension, banorët më të vjetër të shtetit më të ri në Evropë po përballen me varfërinë.

Ata madje detyrohen të punojnë. Ka mbushur plot shtatëdhjetë e shtatë vjet, mirëpo, Bajram Krasniqi nuk po luan shah apo domino në një nga kafenetë e qytetit të Malishevës ku ai ka lindur, për moshën që ka dhe zakonisht thuhet se bëjnë pensionistët.

Ai është një nga taksistët e kësaj komune që me të ardhurat që merr me vozitjen e pasagjerëve me kombibusin e tij mban familjen prej gjashtë anëtarësh. Pensionistët në Kosovë, qeveria e të cilit vend për ditë e më shumë shfaq optimizmin për integrim në Bashkimin Evropian, nuk po e jetojnë pleqërinë sipas kritereve të BE-së.

Pensionet e tyre nuk iu mjaftojnë as për medikamente shëndetësore. Për të arritur në sheshin e komunës së Malishevës ku rëndom edhe ndalen taksitë, duhet të presësh të kalojnë veturat së pari, dhe të dalësh në rrugën matanë, pasi ky qytet nuk ka semafor.

“Në këtë kohë pa sens njerëzit kanë lujt krejt, e unë s’e kam asnjë cent në xhep. O më trego qysh je ba hero në këtë kohë pa kohë”, është kënga “Hero i qytetit pa lumë”, që jehon nga njëra prej veturave që kalojnë aty pari, ëndrra e një rokeri që do ta shohë vendin e tij të barabartë me të tjerët, një të riu, një pensionisti…

Edhe Krasniqi kishte një ëndërr të shkollonte fëmijët e tij dhe t’i bënte të pavarur, për dallim nga gjenerata e tij që nuk iu dha mundësia të kishin shkollë në gjuhën shqipe, e më pastaj vende pune që të krijojnë stabilitet ekonomik për të dhe familjen.

Me punën prej taksisti që e bën tash e 18 vjet, ai arriti të dërgonte në studime fëmijët e tij, dhe t’i gëzohet diplomimit të tyre në shkencat e natyrës, drejtime deficitare këto në vendin tonë. Por, Krasniqi është i detyruar që me punën me kombibus të mbajë sërish fëmijët me diplomë, e të papunë.

“Populli ka ardhur aty që gjithë ditën duhet të punojë dhe një shishe vaj mezi mund e dërgon në shtëpi. Papunësi e madhe”, thotë Krasniqi, ndonëse besimin se një ditë do të bëhet mirë në vendin e tij nuk e ka humbur, për dallim nga të rinjtë e këtij vendi të cilët përditë e më shumë po ikin jashtë vendit përmes rrugëve ilegale.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit