1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Pengohen shërbimet e Google në Kinë

Më të lexuarat

Kompania Google tha se shërbimet e saj të kërkimit dhe faqet tjera të internetit janë bllokuar në Kinë.

Një zëdhënëse e Google në Kaliforni, tha se kompania nuk ka gjetur asnjë problem me sistemet e saj që, do të shkaktonte bllokimin.

Google tha se të dhënat tregojnë se shërbimet e saj u bënë të paarritshme në Kinë të premten.

Bllokimi vjen, në kohën kur në Partia Komuniste e Kinës në pushtet po mban një kongres në Pekin, në të cilin do të zbulojë zyrtarisht udhëheqësit e rinj të partisë dhe të vendit.

Presidenti në largim Hu Jintao e ka hapur kongresin të enjten me një fjalim ku tërhiqte vërejtjen kundër kërcënimeve, përfshirë korrupsionin.

Google në vitin 2010 njoftoi se nuk do të censurojë më shërbimet e saj në Kinë.

Që atëherë, shërbimet e kompanisë në mënyrë perdiodike janë bllokuar në Kinë, me sa duket nga censorët, që janë shqetësuar nga përmbajtja./rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit