Nga: The Economist
Pengesat e paqes
Edhe për shkak të standardeve të mjerueshme të procesit të paqes, vendbanimet e reja të propozuara nga Izraeli janë një katastrofë.
The economist
Izraeli rrallë herë është dukur më i vetmuar. Më 29 nëntor mes vendeve të rëndësishëm, vetëm Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Republika Çeke mbështetën argumentet e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kundër dhënies së Palestinezëve një status të zgjeruar në OKB. Tashmë qeveria e Benjamin Netanjahut ka deklaruar vendosmërinë e saj për të ndërtuar mijëra shtëpi të reja hebraike në Bregun Perëndimor, ku palestinezët shpresojnë ta kthejnë shtetin e tyre virtual në një të vërtetë. Ai tha gjithashtu se do të mbajë të ardhurat tatimore nga Autoriteti Palestinez, e cila shkon në pjesët e Bregut Perëndimor nën vëzhgimin e Izraelit, për të ndëshkuar palestinezët për arrogancën e tyre në OKB.
Këtë herë edhe amerikanët kundërshtuan. Sekretarja e Shtetit Hilari Klinton, dënoi zotin Netanjahu për reagimin e tij. Kryebashkiaku i Çikagos, Rahm Emanuel, i cili pritet të jetë shefi i kabinetit të Presidentit Barak Obama dhe një mbështetës I fortë I Izraelit, e quajti atë një tradhti të miqësisë amerikane.
Arsyet nuk duken të vështira për tu parë. Vendimi për të mbajtur taksat është ndoshta një ndëshkim i përkohshëm. Por kjo vështirë se do të ndihmojë palestinezët më të moderuar të Fatahut, i cili qeveris Bregun Perëndimor nën Mahmud Abasin, kjo në favor të Hamasit dhe bazës rivale të saj Gazas, e cila është ende ngurues të pranojë ekzistencën e Izraelit.
Vendbanimet e reja janë shumë më serioze. Shtëpitë që Izraeli i ndërton në territorin e ngritur Palestinez janë arsyeja kryesore se pse një pjesë aq e madhe e botës ka humbur simpatinë për kauzën e Izraelit. Palestinezët kanë pasur mundësinë të shohin gllabërimin e tokës në të cilën supozohej të ngrihej shteti i tyre. Edhe më e keqja, vendbanimet e planifikuara se fundi, në zonën e quajtur E-1, kërcënon të izolojë në një enklavë të mbyllur, palestinezët që jetojnë në Jeruzalemin Lindor, të cilën shpresojnë ta bëjnë kryeqytetin e tyre, duke penguar lidhjet me pjesën tjetër të shtetit të Palestinës, dhe duke ndërprerë dy gjysmat veriore dhe jugore. Udhëtimi nga Betlehemi, jugu i Jeruzalemit, dhe nga Ramallahu për në qendrat administrative të Palestinezëve do të jetë një makth.
Netanjahu mund të përpiqet të justifikojë kundërshtinë e tij mbi vendbanimet duke vënë në dukje unilateralizmin e Palestinezëve në OKB dhe raketat nga Gaza, edhe pse Izraeli ju është kundërpërgjigjur më shumë atyre. Ai gjithashtu mund të mbajë një vështrim në zgjedhjet e ardhshme izraelite. Por për ato, dhe duke përfshirë edhe këtë gazetë e cila ende shpreson për një zgjidhje me dy shtete, shtëpitë e reja janë një pengesë e pakalueshme. Udhëheqësit Palestinezë i përmendin ato si prova të mëtejshme se Izraeli nuk ka interes të dorëzoj territorin, edhe për paqe. Vërtetë në këtë tablo, megjithëse Netanjahu miratoi një zgjidhje me dy shtete në 2009-tën, partia e tij Likud nuk e ka bërë: ende disa nga kandidatët e tij kërkojnë një Izrael të Madh të zgjeruar deri në lumin Jordan.
Për Obamën, e mbërthyer në negociatat buxhetore në Uashington, nuk mund të ketë kohë më të keqe se kjo. Por ai duhet të flasë me zë të lartë. Të dërguarit e Obamës, ashtu si edhe evropianët, kanë theksuar gjithmonë se vendbanimet e ndërtuara në korridorin E-1 janë të papranueshme. Izraeli merr ende miliarda dollarë nga Amerika, dhe mund të mbështetet në ndihmën e saj për të sulmuar Iranin vitin e ardhshëm. Megjithatë Netanjahu nuk do ti kishte njoftuar vendbanimet pa menduar se do të dilte i pa lagur nga kjo. Izraeli ka mjaft miq në Kongres për të mbrojtur shpinën e tij. Dhe ulja e hundës së tij përballë Obamës nuk i ka kushtuar asgjë ndaj votuesve izraelitë.
Ngrije zërin tani, zoti Obama
Një Obama trim do ti thoshte kësaj here Izraelit disa të vërteta të brendshme. Po, shumë ndryshime janë të nevojshme në anën Palestineze: për shembull Hamasi duhet të njohë ekzistencën e Izraelit, dhe të zgjidhë dallimet e saj me Fatahun. Por gdhendja e një Palestine të ardhshme dhe ndërtimi i një Izraeli të Madh po shkatërron perspektivat për paqe. Kjo nuk është vetëm për shkak se mllefos palestinezët e dëbuar dhe fqinjët e rinj të tyre Arab demokratikë. Ajo është gjithashtu për shkak të tendencave demografike brenda Izraelit. Popullsia Arabe po rritet më shpejt se ajo hebraike. Sipas një zgjidhje për një shtet të vetëm, hebrenjtë do të bëheshin pakicë. Nëse ata janë të përgatitur që arabët ta dominojnë vendin politikisht, ata duhet ti privojnë ato nga e drejta e votës. Rruga në të cilën po e shtyn Netanjahu vendin e tij është e shëmtuar- dhe miqtë e vërtetë të Izraelit duhet t’ia thonë këtë.
…