Ibn Rexhebi ka thënë :
“Vonesa e pendimit kur je i ri është gjë e shëmtuar,
Por, vonesa e pendimit ne pleqëri eshte edhe më e shëmtuar – e keqe,
Ndërsa, vonesa e pendimit kur je i sëmurë është e keqe edhe më e madhe,
ME TË VËRTETË, SËMUNDJA ËSHTË PARALAJMERUESE E VDEKJES.”
– Letaiful mearif, 344.
P.S. – Këto ditë kur jane shtuar kërcënimet nga virusi, ku secili prej nesh, i ri qoftë apo i vjetër, mundë të përfundojë në spital, apo edhe më keq, të ndërroj jetë, atëherë gjithësesi që duhet shpeshtuar kërkim faljen dhe të pendohemi për mëkatet tona.
Thotë Allahu i lartëmadhëruar:
“- O ju që keni besuar, pendohuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t’i largojë prej jush të këqijat, t’ju shpie në xhennete nën të cilët rrjedhin lumenjë ditën kur All-llahu nuk e turpëron Pejgamberin, e së bashku me të as ata që kanë besuar. Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të tyre, e ata thonë:
“Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo send.”
Et-tahrim, 8
Zoti na e pranofte pendimin
Hoxhë Irfan Salihu