20.6 C
Pristina
Thursday, July 4, 2024

Pemët e Xhenetit.

Më të lexuarat

Muhamedi (sal-l Allahu alejhi ve sel-lem) na foli cudira per disa peme te Xhennetit ,te cilat te njoftojne per krijesa shume te medha qe nuk mund te imagjinohen.Ne do t`i paraqesim vetem disa nga theniet e tij.

1-Pema ne hijen e se ciles udheton kaloresi njeqind vjet:
Ajo eshte nje peme e madhe te ciles nuk i`a di madhesine askush tjeter pervec Atij qe e krijoi.Muhamedi(sal-l Allahu alejhi ve sel-lem) shprehu madhesine e asaj peme duke thene se kaloresi i cili vrapon me kale te pergatitur per garim dhe shpejtesi me te madhe qe ka mundesi,e kalon ate per njeqind vjet.

Percjell Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Seidi(radi Allahu anhu) se Muhamedi(sal-l Allahu alejhi ve sel-lem) tha:”Ne Xhennet eshte nje peme nen te cilen udheton kaloresi i kalit te zhvilluar e te shpejte njeqind vjet dhe nuk e kalon ate”.

2-Pema e quajtur Sidrettul-Munteha:
Kete peme Allahu e permendi ne Kur`an dhe Ai na lajmeroi se i Derguari yne (sal-l Allahu alejhi ve sel-lem) e pa Xhibrilin tek ajo peme ne formen e krijimit te tij qe e krijoi Allahu dhe se te kjo peme eshte Xhenneti,dhe se ate e mbuluan gjera qe vetem Allahu e di se c’ka ishin ato.
“Ate (Xhibrilin) e ka pare dhe heren tjeter.(E ka pare) Te Sidretuk-Munteha-ja.Qe prane saj eshte Xhennetul-Me`va (Xhenneti strehues).Atehere kur Sidren e mbuloi c’ka e mbuloi.Shikimi (i Muhamedit) as nuk lakoi e as nuk e tejkaloi” (En Nexhm:14-17)

I Derguari (sal-l Allahu alejhi ve sel-lem) na lajmeroi per disa gjera qe i pa tek ajo peme dhe tha:”….pastaj mu paraqit mua Sidretul-Munteha-ja,frytet e tij i ngjanin koshave te Hexhrit,dhe gjethet e saj ishin si veshte e elefantit.Tha(Xhibrili):”Kjo eshte Sidretul-Munteha-ja”.Aty pashe kater lumenj:dy lumenj te fshehte dhe dy te qart.Thashe”C`eshte kjo o Xhibril?’Tha:Dy te fshehtet jane lumenj te Xhennetit,kurse dy te qartit jane Nili dhe Eufrati”.

3-Pema e quajtur Tuba:
Ajo eshte nje peme e madhe nga e cila qepen rrobat e banoreve te Xhennetit.Percillet nga Imam Ahmedi,Ibni Xheiriri ne tefsirin e tij,dhe Ibni Hibbani nga Ebu Seid El-Huderijju (radi Allahu anhu).
Se Muhamedi (sal-l Allahu alejhi ve sel-lem) tha:”Tuba eshte nje peme ne Xhennet qe udhetimi nen te zgjat njeqind vjet dhe rrobat e Xhennetit nxirren prej kupes se saj”.4-Zonjusha e luleve te Xhennetit.
Allahu i Lartesuar na lajmeron se ne Xhennet ka lule:“E nese ai (i vdekuri) eshte prej te aferme (te Zotit) ai ka kenaqesi,lule dhe Xhennet te begatshem” (El-Vakia:88-89)

I Derguari (sal-l Allahu alejhi ve sel-lem) na lajmeroi se zonjusha e luleve te Xhennetit eshte kana.Percjell Taberani me sened(zinxhir) te vertete nga Abdullah Ibn Amri(radi Allahu anhu),se Muhamedi (sal-l Allahu alejhi ve sel-lem) tha:”Zonjusha e luleve te Xhennetit eshte kana”.5-Trungu i pemeve te Xhennetit eshte prej ari.
Prej ceshtjeve te cuditshme per te cilat na lajmeroi i Derguari (sal-l Allahu alejhi ve sel-lem) eshte se,trungu i pemeve te Xhennetit eshte prej ari.Percjell Tirmidhiu,Ibn Hibbani dhe Bejhekiu nga Ebu Hurejre (radi Allahu anhu) se Muhamedi (sal-l Allahu alejhi ve sel-lem) tha:” Nuk ka asnje peme ne Xhennet pervec se trungu i saj eshte prej ari”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit