Raportohet se në qytetin e Pejës është arrestuar e dyshuara femër, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht me një mjet të fortë bashkëshortin e saj.
Viktima është dërguar në spitalin rajonal të Pejës për tretmanë mjekësor.
Ndërsa e dyshuara, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.