Pejës po i shtohet edhe një rekreacion sportiv, i cili do ta bëj qytetin edhe më tërheqës për turistët.
Bëhet fjalë për sportin ekstrem të hedhjes me parashutë, i cili për herë të parë u mbajt në grykën e Rugovës së këtij qyteti, transmeton Telegrafi.
Këtë hedhje me parashutë e ka bërë Tim Sossen, ndërsa është ndihmuar nga shoqata e alpinistëve “Marimangat e Pejës”.
“Via Ferrata”, është projekti që qyteti i Pejës ka ndërtuar në masivin e madh shkëmbor në hyrje të Grykës së Rugovës, transmeton Telegrafi.
Sipas alpinistëve dhe zyrtarëve të Komunës së Pejës, ky projekt do të ndihmojë zhvillimin e turizmit malor.
Vlen të theksohet se në hapjen e kësaj rruge të rëndësishme turistike, mori pjesë edhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, dhe zyrtarë të organizatave të ndryshme donatore, si dhe pjesëtarë të KFOR-it italian, të cilët më pas u ngjitën në shtegun e hekurt.
Sipas tij për një përjetim të tillë organizimi bëhet në grupe, ku grupet duhet të jenë jo më pak se 5 persona dhe jo më shumë se 10, ndërsa pagesa është 10 euro për person, ku përfshihen edhe pajisjet për ngjitje.