1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pej: Një 17 vjeçar vdes nga goditja me thikë

Më të lexuarat

Personi me inicialet E. Ali D nga fshati Bllagajë i Komunës së Pejës, ka vdekur si pasojë e plagëve nga mjeti i mprehtë – thika e të dyshuarit Sh. (Skender) G. nga fshati Qyshk, komuna Pejë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në fshatin Qyshk përballë shkollës fillore “Skender Qeku”, në rrugën që shpie për në fshatin Bllagajë, ku sipas hetimeve në vendngjarje, mësohet se deri tek rasti kishte ardhë pas një mosmarrëveshje në mes të dyshuarit dhe viktimës. Fillimisht kishte pas rrahje dhe me pas ishte përdorur edhe mjeti i mprehtë – thika. Si pasojë e goditjes me ketë mjetë, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Edhe i dyshuari është i lënduar me mjete të forta dhe për momentin gjendet në Spitalin Rajonal të Pejës duke u trajtuar. Trupi i Viktimës është dërguar për në obduksion. Në vendin e ngjarjes janë gjetur mjete të punës të thyera si dhe është një thikë, me të cilën dyshohet të jetë përdorur në ketë rast”, thuhet në një komunikatë të Policisë.

Të dyshuarit, me vendim të Prokurorit shtetit, i është caktuar masa e ndalimit policor prej 24 orësh dhe gjendet nën mbikëqyrje të njësiteve të Policisë Kosovës.

Hetimet janë duke vazhduar nga sektori i Vrasjeve të Njësitit Hetimeve Rajonale -Pejë. /Telegrafi/

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit