-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

PEDAGOG

Më të lexuarat

PEDAGOG m.
Ai që mëson dhe edukon fëmijët e të rinjtë, duke zbatuar parimet dhe metodat e pedagogjisë; specialist për pedagogji; mësues në një shkollë të lartë; titulli i këtij mësuesi. Pedagog i zoti (i aftë). Pedagog i jashtëm pedagog që jep mësim në një shkollë të lartë pa qenë punonjës i përhershëm i kësaj shkolle. Pedagogu i gjuhës shqipe (i filozofisë, i matematikës). Puna e pedagogut.
 
PEDAGOGE f.
Fem. e PEDAGOG, ~U. Pedagoge e palodhur. Pedagoge në universitet. Pedagoget e para të arsimit tonë.
 
PEDAGOGJI f.
1. Shkenca që merret me edukimin dhe arsimimin e fëmijëve e të të rinjve, me metodat që duhen përdorur për këtë qëllim. Pedagogjia socialiste. Pedagogjia klasike (formaliste). 
2. Lëndë mësimore që jep njohuritë e nevojshme të kësaj shkence në shkollë; bised. teksti që përmban këto njohuri. Mori notë të mirë në pedagogji. Dha provimin e pedagogjisë.
 
PEDAGOGJIK mb.
1. Që lidhet me pedagogjinë a me pedagogun, që i përket pedagogjisë a pedagogut, që u përgjigjet kërkesave të pedagogjisë, që është karakteristik për pedagogun e për pedagogjinë; i mësuesve, mësimor. Trupi pedagogjik. Këshilli pedagogjik. Kuadri pedagogjik. Takt pedagogjik. Metodë pedagogjike. Për qëllime pedagogjike. Letërsi (revistë) pedagogjike. Mendimi pedagogjik. Praktikë pedagogjike praktikë për të dhënë mësim që bëjnë nxënësit a studentët. Njohuri (dije) pedagogjike. Nga ana pedagogjike.
2. Që merret me përgatitjen e pedagogëve e të mësuesve të ardhshëm. Institut pedagogjik. Shkollë pedagogjike. Kurs pedagogjik. 
3. si em. PEDAGOGJIK/E, ~JA f. ~E, ~ET bised. Shkollë e mesme pedagogjike. Mbaroi pedagogjiken.
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit