1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

PDK-së i rrezikohet Drenica

Më të lexuarat

Partia Demokratike e Kosovës rrezikon ta humbë në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare bastionin më të fuqishëm elektoral, Drenicën.

Kjo vjen pas vërtetimit të dënimeve nga Gjykata për figurat kryesore të kësaj partie nga ky rajon

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) rrezikon që ta humbë bastionin kryesor që nga paslufta, Drenicën, nëse figurat kryesore politike nga ky rajon nuk e mbështesin në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Një rrëshqitje e tillë e votave nga partia më e madhe në vend, në bastionin më të fuqishëm të PDK-së, sipas analistëve politik, mund të ndodhë pas vendimit të fundit të Gjykatës së Apelit me të cilin u vërtetohet dënimi për krime lufte ish- komandantit të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, ish- deputetit të PDK-së Fadil Demaku dhe tre vëllëzerve të tij, Nexhat, Jahir e Zeqir Demaku.

Pas këtij vendimi të Gjykatës, Fadil Demaku ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit, ndërsa vëllai i tij, Nexhati, nga pozita e kryetarit të Komunës së Drenasit, me ç’rast kjo e fundit do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit