9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

PDK rehaton humbësit

Më të lexuarat

Partia e Hashim Thaçit e cila është partnere e koalicionit me LDK-në e Isa Mustafës, tashmë ka vendosur rreth emrave të tjerë që pritet t’i rehatojë në postet e zëvendësministrave. Ish-ministri i Transportit, Fehmi Mujota, pritet të marrë postin e të dytit në Ministrinë që e ka udhëhequr në mandatin e kaluar. 
 
Gjithashtu, ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, i cili humbi betejën në zgjedhjet e fundit karshi kandidatit të “Nismës për Kosovën”, pritet të rehatohet në postin e të dytit në Ministrinë e Financave.
 
Gani Koci, sërish do të mbajë postin e njëjtë si zëvendësministër i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, derisa Anila Statovci pritet të marrë pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Arsimit dhe Muhamet Latifi në atë të FSK-së..kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit